Komuna e Prishtinës deri më tani ka arritur që të pajisë me kënde leximi gjithsej 26 shkolla në kryeqytet.
Kjo u tha sot gjatë një vizite që kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti bashkë me drejtoreshën e Arsimit Arbërie Nagavci i bënë shkollave “Gjergj Fishta dhe “Xhemajl Mustafa”.
Përmes një komunikate për media komuna tregon se kjo vizitë u realizua në kuadër të projektit të fundit të Komunës për kënde leximi.
Në komunikatën e komunës, e cila bazohet në disa punëtorë të këtyre shkollave thuhet se interesimi i nxënësve për lexim është rritur menjëherë, dhe se ata janë të kënaqur me projektin, pasi që këto kënde leximi janë të përshtatshme për nxënësit dhe brenda tyre kanë edhe fondin e librave.
Në komunikatë thuhet se projekte të tilla Komuna ka realizuar edhe në shkolla tjera dhe pritet që deri vitin e ardhshëm me kënde leximi të pajisen të gjitha shkollat e qytetit si dhe në fshatra.