David Rush ka arritur të vendosë një tjetër rekord të pazakontë në Guinness, duke mbajtur të balancuara 254 rrotulla letre higjienike mbi kokë dhe duke përmirësuar rekordin që kishte vendosur më herët.
Rush, i cili ka grumbulluar mbi 200 rekorde Guinness, e kishte nisur këtë sfidë në vitin 2021, kur kishte arritur të qëndronte me 101 rrotulla mbi kokë. Pas humbjes së rekordit, ai e riktheu atë në maj të vitit 2025 me 195 rrotulla.
Por rekordi nuk zgjati shumë. Në një tjetër tentativë, të zhvilluar në tetor të vitit 2025, Rush arriti të mbajë 254 rrotulla në ekuilibër. Për ndërtimin e strukturës u përdorën ndarëse kartoni, të cilat lejohen nga rregullat e Guinnessit, ndërsa për vendosjen e saj mbi kokën e Rushit u angazhuan disa persona.
“Në provën e parë, lëkundjet u shfaqën dhe qindra rrotulla u shpërndanë në dysheme”, tregoi Rush. Në tentativën e dytë, ai arriti ta stabilizojë strukturën dhe ta mbajë për 1 minutë e 12 sekonda, ndonëse për thyerjen e rekordit nevojiteshin vetëm 30 sekonda.