Ferdonije Qerkezi, ka përkujtuar bashkëshortin me katër fëmijët e saj në 24 vjetorin e rrëmbimit të tyre nga forcat serbe, shkruan Gazeta Metro.
Qerkezi përkujtimin e ka bërë përmes një postimi në Facebook, ku ka shkruat se, ajo nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi edhe nëse asaj i duhen edhe 24 vite të tjera.
Ajo po ashtu ka deklaruar se këto 24 vite është në pritje e dhimbje pa mbarim.
Përndryshe në mars të vitit 1999 policia serbe hyri në shtëpinë e Ferdonije Qerkezit në Gjakovë duke ia rrëmbyer burrin dhe katër djemtë.
Që nga ajo ditë, Ferdonija nuk i pa të gjallë më të dashurit e saj.
Postimi i plotë:
U bënë,
24 vite që dolët nga dera e sh’pisë!
24 vite që jam në pritje e dhimbje pambarim!
24 vite që nuk ju kam pranë fizikisht por gjithmonë shpirtërisht!
Nuk do ndalem duke kërku drejtësi për ju edhe nëse m’duhen edhe 24 vite tjera! /gazetametro.net