24 këngë do të marrin pjesë në netët gjysmëfinale të festivalit të 55-të të RTSh-së, ndërsa 14 do të paraqiten në natën finale.
Në mesin e këtyre këngëtarëve janë emra shumë të njohur për muzikën tonë, por ka edhe nga ata të rinj, që do ta performojnë veten, dhe në ngjarje e tillë padyshim që është një hap shumë i rëndësishëm për ta, duke e ditur edhe rëndësinë e këtij festivali.
Lista e këngëve që është bërë publike sot nga Radio Televizionit Shqiptar, e publikuar më pas nga faqja Eurovision Albania ëshë kjo: Albulena Jashari “Fjalët ia lë zemres”, Classic Boys “Dashuria për jetën”, Dilan Reka “Mos harro”, Edea Demalia “Besoj në ëndrra”, Edona Vatoci “Mirëmëngjes”, Elson Braha “Edhe një herë”, Fabiola Agaliu dhe Agnesa Çavolli “Shkon e vjen”, Festina Mejzini “Atje lartë”, Flaka Krelani “S’dua t’i flas”, Franc Koruni “Macka”, Genc Salihu “Këtu”, Linda Halimi “Lumi”, Linda Rukaj “Vija e lumit”, Lorela “Me ty”, LYNX “Sot”, Luka dhe Serxhio Hajdini “Koha plaket”, Neki Emra “Dashuri dhe urrejtje”, Orges Toçe “Shi diamantësh”, Rrezarta Smaja “Pse prite gjatë”, Tiri “Më zgjo’’, Yll Limani “Shiu” dhe Xuxi me këngën “Metropol”.
Vitin e kaluar Shqipërinë e ka përfaqësuar Elhadia Dani me këngën ”I’m alive” e cila u mirëpritë shumë nga ne, por jo edhe nga juria dhe shtetet tjera. Ndërsa kënga e cila nuk do të harrohet kurrë nga ”Eurovizioni i shqiptarëve” është kënga “Suus” e Rona Nishliut, e cila solli suksesin që nuk u arrit asnjëherë më parë nga Shqipëria.