Loading…

21 vjeçari nga Suedia kishte blerë 19 pistoleta në Prishtinë, i dërgonte ato me një linjë autobusi Kosovë – Gjermani |VIDEO

  • 16/08/2018 | 18:13

21 vjeçari nga Suedia kishte blerë 19 pistoleta në Prishtinë, i dërgonte ato me një linjë autobusi Kosovë – Gjermani |VIDEO

Në pikën kufitare të Muriqanit (Shkodër), ishin konfiskuar të martën 19 pistoleta në çantën e 21 vjeçarit nga Suedia, Sebastian Vall. Policia kishte konfiskuar ato pasi i njëjti tentonte kalimin me autobusin që qarkullonte nga Kosova për në Gjermani. 

Këto armë zbulohen se janë blerë diku në Prishtinë, vetë suedezi sot para trupit gjykues në Shkodër ka pranuar se ato i kishte blerë nga një person në kryeqytetin e Kosovës të cilin nuk e ka njohur, transmeton gazetametro.net.

I riu nga Suedia ka thënë para trupit gjykues se armët kishte për qëllim vetëm t’i transportonte pasi i nevojiteshin para, ai këtë e arsyetonte se ishte i papunë dhe i duhesh paratë për të studiuar.

Qëllimi i tij ishte i qartë, ai dëshironte që armët ai t’i dërgonte në Suedi, me një linjë autobusi Kosovë-Gjermani, por sot Prokuroria ka kërkuar masën “arrest me burg”, dhe gjykata ka marrë për bazë këtë kërkesë duke lënë prapa grilave suedezin.

Kujtojmë se i riu nga Suedia kishte udhëtuar nga Suedia drejt Kosovës me një linjë transiti nga Turqia./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë