Loading…

2016’ta, vit akuzash mes Kosovës dhe Serbisë

  • 30/12/2016 | 08:32

2016’ta, vit akuzash mes Kosovës dhe Serbisë

Shpesh herë politikanët kosovarë dhe ata serbë kanë përfunduar takimet dhe deklaratat zyrtare duke hedhur akuza të ndërsjella me njëri-tjetrin

Dialogët e shumta në Bruksel për përmirësimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, jo gjithherë kanë përfunduar me ndonjë përmirësim të marrëdhënieve, shkruan Gazeta Express.

Trepça, Kodi Telefonik Shtetëror dhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, ishin ndër temat kryesore të këtyre takimeve, tema këto që kanë ngritur tensione në të dyja vendet.

Trepça, Kodi Shtetëror dhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

Dimë që në vitin 2015, Serbia loboi pafundësisht për mospranimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare si UNESCO.

Edhe viti 2016 për kosovarët nuk mbeti pa u sulmuar nga Serbia.

Këtë e ka thënë edhe vet ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq se “sfida më e madhe në vitin 2017 do të jetë dialogu me Prishtinën”, e kështu duke e lavdëruar punën e Serbisë dhe duke thënë se ajo po i afrohet anëtarësimit në familjen europiane.

Ai ka paralajmëruar se në vitin 2017 do të ketë pengesa në marrëveshjet e arritura, duke përfshirë, murin e ndërtuar së fundmi në pjesën veriore të Mitrovicës dhe Kodin Shtetëror.

Mirëpo, as Ministrja e Dialogut, Edita Tahiri, nuk e la të vetëm Daçiqin në hedhjen e akuzave.

Ajo disa herë kishte thënë se plani i Serbisë për mos anëtarësimin e Kosovës në BE nuk do të funksionojë kurrë.

Tahiri dihet se ka pasur edhe përplasje me Shefin e Zyrës së Kosovës në Serbi, Marko Gjuriq, me të cilin shpesh herë u kundërpërgjigjen përmes mediave kosovare dhe serbe.

Sa i përket lobimit kundër Gjuriqit për Kodin Shtetëror +383, Edita disa herë ka thënë se ai u nervozua pasi iu ishte ndaluar hyrja në Kosovë, e për këtë thotë se ai flet gjëra të pavërteta.

Mirëpo, nuk ishte i vetmi Kodi që shkaktoi konflikte në mes të politikanëve.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar se vendimi nga ana e institucioneve të Kosovës për, siç e quan ai, “konfiskimin e ‘Trepçës’ janë të pavlefshme për qeverinë serbe, institucionet e saj, bizneset dhe qytetarët e Republikës së Serbisë.

Ai disa herë kishte thënë se Trepça është themeli i ekzistencës së serbëve në Kosovë, kështu duke e kundërshtuar vendimin e marrë nga Qeveria e Kosovës.

“Vendimi është i pavlefshëm dhe i pazbatueshëm, pastaj ka edhe pasoja kur është fjala për marrëdhëniet ligjit të punës, marrëdhëniet debitor-kreditor dhe detyrimet të tjera”, tha Gjuriq.

Edhe kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, kishte thënë se “nuk e kupton veprimin e Prishtinës për Trepçën”, për të cilin, ministrja për Dialog, Edita Tahiri iu përgjigj se “qëndrimi për Trepçën është i prerë”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë