Loading…

2016 -ta, vit i ngecjeve

  • 31/12/2016 | 18:11

2016 -ta, vit i ngecjeve

Kryetari i AAK-së kujton sukseset por edhe stagnimet e vitit që po e lëmë pas

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Hardinaj, me një shkrim i ka kujtuar sukseset por edhe stagnimet e vitit 2016-të.

Ai vitin që po e lëmë pas e sheh si vit të sfidave të mëdha. Në fusha të caktuara sipas tij Kosova ka arritur suksese, mirëpo në planin nacional, Kosova në këtë vit, ka shënuar stagnim, ose edhe më keq kthim mbrapa, shkruan Gazetametro.net.

Postimi i tij i plotë në facebook:

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, anëtarë e simpatizantë të AAK-së, të dashur miq,

Viti që po e lëmë pas ishte një vit i sfidave të mëdha për secilin prej nesh. Ishte një vit sfidues për Kosovën dhe demokracinë e saj.

Në planin individual e grupor, si në sport, në kulturë, në art e në sfera të tjera të ndermarrësisë, u shënuan plot rezultate me të cilat sot mburret Kosova.

Por në planin nacional, Kosova në këtë vit, ka shënuar stagnim, ose edhe më keq kthim mbrapa!

Për të parën herë që nga pavarësia e vendit në vitin 2008, këtë vit është sfiduar integriteti territorial dhe rendi kushtetues i Kosovës, për fatin e keq kjo edhe me ndihmën e Qeverisë.

Sistemi i drejtësisë ka vendnumëruar, shëndetësia është bërë më keq, arsimi nuk është hequr nga lista e problemeve që i ka Kosova, zhvillimi ekonomik ka mbetur veç synim, ndërkohë që është rritur korrupsioni e krimi i organizuar dhe është rënduar jeta e qytetarit.

Në planin ndërkombëtar, Kosova ka qenë më keq se sa në vitin paraprak.

Por falë qytetarisë aktive, është arritur që të mos bëhët edhe më keq, prandaj heronj të këtij viti, janë qytetarët e këtij vendi dhe askush tjetër!

Unë besoj fuqishëm se viti që po vjen, do të jetë një vit kthese për të gjithë ne, pavarësisht bindjeve politike, fetare e kulturore!

Me besimin në Zot dhe në qytetarët e këtij vendi, Kosova ka shpresë!

Të gjithë juve qytetarë të Kosovës, kudo që jeni, në atdhe e jasht tij, Gëzuar 2017-ta!

Juaji Ramush Haradinaj

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë