Loading…

‘200 ushtarë britanik vijnë në Kosovë’, reagon zyrtarisht Mbretëria e Bashkuar: Vazhdojmë të jemi një pjesë themelore e aleancës së NATO’s

  • 01/10/2023 | 23:03

‘200 ushtarë britanik vijnë në Kosovë’, reagon zyrtarisht Mbretëria e Bashkuar: Vazhdojmë të jemi një pjesë themelore e aleancës së NATO’s

Ka reaguar për herë të parë edhe zyrtarisht, Mbretëria e Bashkuar rreth dërgimit të 200 ushtarëve britanik në Kosovë, duke thënë se pas një kërkese të NATO’s,   vendos mision paqeruajtës dhe kjo vjen si si pasoj e sulmit të dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës në veri më 24 shtator dhe rritjes së tensioneve në rajon, shkruan Gazeta Metro.


Në një komunikatë për media, nga qeveria britanike, u tha se thënë se trupat e KFOR’it britanik do të dërgohen në Kosovë pas rritjes së tensioneve në pjesën veriore.

“Pas një kërkese nga Komandanti Suprem i Aleatëve në Evropë (SACEUR) dhe miratimit nga Këshilli i Atlantikut të Veriut, Britania e Madhe do të vendosë rreth 200 ushtarë nga Batalioni i Parë i Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit në ditët në vijim për t’iu bashkuar kontigjentit britanik prej 400 trupash tashmë në vend si pjesë e një ushtrimi vjetor. Njësia e Ushtrisë Britanike i është caktuar Komandantit të NATO-s të Forcave të Kosovës pas një kërkese specifike të Komandantit Suprem të Aleatëve për Evropë, “SACEUR”, gjeneralit amerikan Chris Cavoli. Ky dislokim është testament i udhëheqjes dhe shkathtësisë së mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, kjo vendosje do t’i japë forcë dhe ekspertizë NATO-s, si pjesë e angazhimit tonë kryesor dhe të palëkundur ndaj aleancës”, huhet në njoftimin  e tyre për media.

Tutje në ketë njoftim thuhet se Mbretëria e Bashkuar vazhdon të jetë pjesë themelore e aleancës së NATO’s, duke theksuar përkushtimin e palëkundur ndaj NATO’s dhe sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Dislokimi i Batalionit të Parë të Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit demonstron përgjegjshmërinë e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar. Ne vazhdojmë të jemi një pjesë themelore e aleancës së NATO-s, duke ndarë ekspertizën dhe forcën tonë ushtarake. Zgjerimi i mbështetjes sonë për Forcën e Kosovës (KFOR) nënvizon përkushtimin tonë të palëkundur ndaj NATO-s dhe sigurisë së rajonit të Ballkanit Perëndimor”, është cituar shefi britanik i Shtabit të Mbrojtjes, Sir Tony Radakin.

Tutje thuhet se Forcat e Mbretërisë së Bashkuar kanë marrë një rol kyç në ruajtjen e paqes dhe forcimin e sigurisë në rajon(Ballkanin Perëndimor) për më shumë se dy dekada, dhe së bashku me aleatët e saj vazhdojnë të tregojnë forcë kolektive në trajtimin e çështjeve komplekse me të cilat përballet bota sot./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë