Loading…

20 vjet nga Masakra e Izbicës, Haradinaj: Të gjithë të rënët janë dëshmi e rrugës së lirisë

  • 28/03/2019 | 10:13

20 vjet nga Masakra e Izbicës, Haradinaj: Të gjithë të rënët janë dëshmi e rrugës së lirisë

Sot janë bërë 20 vite nga Masakra e Izbicës, ku forcat serbe vranë e masakruan mizoeisht 147 shqiptarë në Kosovë, transmeton Gazeta Metro.


E për homazhe tek varrezat e të masakruarve në fshatin Izbicë ka qenë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nën shoqërimin e kryetarit të Skenderajit, Bekim Jashari.

Me këtë rast kryetari Haradinaj tha se “të gjithë të rënët janë dëshmi e rrugës së lirisë”.

E kryetari i Skenderajit Bekim Jashari vlerësoi se duke nderuar te rënët, ne nderojmë edhe veten.

Masakra e Izbicës zë vend edhe në raportin e Departamentin të SHBA-së. Atë kohë u publikuan edhe fotografitë e bëra nga sateliti, në të cilat qartë shiheshin 147 varrezat e reja në Izbicë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë