Loading…

20 vjet më parë ranë 28 dëshmorë dhe 32 martirë në Kaçanik

  • 09/04/2019 | 08:52

20 vjet më parë ranë 28 dëshmorë dhe 32 martirë në Kaçanik

9 prilli është një ditë e veçantë, e cila sjellë në kujtesë betejën heroike të Kaçanikut, të cilën Brigada 162 “Agim Bajrami’ e shkroi me gjakun e trimave të saj.

20 vjet më parë, qindra të rinj e të reja, luftëtarë të paepur të vendit tonë, luftuan me guximin dhe vendosmërinë e ushqyer nga ideali i tyre për një Kosovë të lirë.

Ushtria serbe atë kohë kishte planifikuar një skenar vrasës kundër qytetarëve të Kaçanikut dhe pas humbjeve të njëpasnjëshme në beteja të shumta, grumbulloi forca të mëdha duke sulmuar popullatën civile në Rakoc, shkruan ksp.

Në Betejën e 9 prillit, në Lagjen e Re të Kaçanikut u zhvilluan luftime të ashpra, ku në fronin e betejës ranë heroikisht Izahir Troni, Mynyr Thaçi, Remzi Zharku, Blerim Raka, Habit Dullovi, Raif Krivanjeva, Fatmir Horuni, Sylejman Kuka dhe Burim Rexha. Ndërsa në Betejën e “Rakocit” ranë heroikisht: Fadil Çaka, Nehat Çaka, Faruk Dogani, Muhamet Zeneli, Ilir Zharku, Nexhmush Elezi, Lumnije Raka, Jehona Raka, Emsale Frangu, Abdurrahim Shehu, Reshat Shehu, Daut Rakoci, Kjani Bela, Shefket Fera, Nexhmi Fera, Adem Rakoci, Nevzat Çallaku, Mukadeze Muhaxheri-Lika dhe Kadri Trena.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë