Një 20 vjeçar kanadez është akuzuar për vrasje të shkallës së parë, dhe tentim vrasje pasi me kamionin e tij sulmoi një familje muslimane, në atë që policia e përshkruajtën si ‘’sulm i paramenduar’’, transmeton Gazeta Metro.
Dy gra, të moshës 74 dhe 44 vjeç, një burrë 46 vjeçar dhe një vajzë 15 vjeçare – një gjyshe, nënë, baba dhe vajza e tyre adoleshente – u vranë të dielën në mbrëmje kur Nathaniel Veltman me kamionin e tij u nis drejt një grupi këmbësorësh në qytetin e Londrës, Ontario, tha policia.
I mbijetuari i vetëm, një djalë nëntë vjeç, mbetet në spital me plagë të rënda, por jo të rrezikshme për jetën. Familja e viktimave ka kërkuar që emrat të mos bëhen të ditur.
“Ka prova që ky ishte një akt i planifikuar, i paramenduar, i motivuar nga urrejtja,” u tha gazetarëve Det Supt Paul Ëaight i departamentit të policisë në Londër. “Ne besojmë se viktimat u vunë në shënjestër për shkak të besimit të tyre islamik.”
Shefi i shërbimit policor të Londrës, Steve Ëilliams tha se Veltman dukej se kishte veshur një jelek “si jelek antiplumb” kur policia e arrestoi atë në një parkim të një qendre tregtare pasi ai u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Paige Martin, e cila ishte dëshmitare e pasojave të sulmit, tha se ajo mendoi se fillimisht ishte “një shofer i shpërqendruar”. Ndërsa po afrohej, ajo pa një skenë kaotike të reaguesve të parë, policisë – dhe trupave të shtrirë në tokë.
“Unë nuk mund ta heq zërin e britmave nga koka ime”, tha Martin për Associated Press.
Veltman nuk ka histori të mëparshme kriminale. Policia nuk e di ende nëse ai ishte anëtar i ndonjë grupi urrejtjeje dhe zyrtarët nuk përshkruan se cilat prova kishin gjetur që konfirmojnë se ky ishte një sulm i planifikuar.
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau tha në një shkrim se ai ishte “tmerruar” nga lajmi. “Islamofobia nuk ka vend në asnjë nga komunitetet tona. Kjo urrejtje është tinëzare dhe e neveritshme – dhe duhet të ndalet ”, shkroi kryeministri.
Kryeministri i Ontario, Doug Ford, gjithashtu shprehu ngushëllime dhe kërkoi ndalimin e “këtyre akteve të dhunshme”.
Sulmi dhe arrestimi kanë shkaktuar tronditje në të gjithë Kanadanë dhe po shihen si një shembull ekstrem i dhunës që kanë vuajtur muslimanët në Kanada vitet e fundit./gazetametro.net