Loading…

20 vjeçari nga Prishtina abuzon me fotot dhe videot e një vajze

  • 15/08/2018 | 16:00

20 vjeçari nga Prishtina abuzon me fotot dhe videot e një vajze

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur që ta arrestojë një person i cili kishte abuzuar me fotografi dhe video incizime të paautorizuara.

Personi i arrestuar është një 20 vjeçar i cili është nga Prishtina, ndërsa ky arrestim vie pas një bashkëpunimi me Sektorin e Hetimeve Kibernetike dhe Sektorit Qendror të Hetimeve të Drejtorisë së Trafikimit, shkruan gazetametro.net.

Policia atij i ka gjetur provat materiale në një telefon, ndërsa i njëjti me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Arrestohet një person i dyshuar për abuzim, fotografime dhe incizime të paautorizuara

Prishtinë, 15 gusht 2017

Me datën 14 të këtij muaji, Policia e Kosovës përkatësisht Sektori Qendror i Hetimeve të Drejtorisë së Trafikimit me Qenie Njerëzore -DHTQNJ, në bashkëpunim me Sektorin e Hetimeve Kibernetike ka zhvilluar hetime intensive lidhur me rastin e identifikuar “Fotografime dhe incizime të tjera të paautorizuara” në kundërshtim me ligjin Trafikim me Njerëz ,neni 171 i KPRK-së.

Policia e Kosovës është njoftuar për një viktimë të abuzuar të trafikimit dhe menjëherë përmes planifikimeve operacionale dhe hetimore, ka arritur ta identifikojë dhe ta arrestojë një person të dyshuar të përfshirë në këtë rast.

Personi i dyshuar tanimë i arrestuar është K. A. mashkull, kosovar shqiptar, (1998).

Ndërsa viktima e rastit është trajtuar në baze të procedurave standarde që parashihen për Viktimat e Trafikimit .

Njësitet policore në cilësi të provës materiale për këtë rast kanë konfiskuar përkohësisht një telefon, përderisa provat tjera të siguruara gjatë hetimit do t’i dërgohen prokurorit për procedim të mëtutjeshëm.

Lidhur me rastin hetimet janë zhvilluar në koordinim me Prokurorin Themelore në Prishtinë Departamenti për të mitur, ku i dyshuari i lartëcekur me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë.

Policia e Kosovës me njësitet e saja relevante në të gjitha rastet, duke përfshire ndaj rasteve të kësaj natyre, do ti ndërmarr veprimet e saja policore konform autorizimeve ligjore që ka../gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë