Loading…

2 të vdekur në kryeqytetin shqiptar

  • 06/02/2018 | 15:28

2 të vdekur në kryeqytetin shqiptar

Dy persona janë gjetur të pajetë ditën e sotme. Bëhet fjalë për një 41-vjeçar dhe një 53-vjeçar.


Ata janë gjetur në banesa të veçanta. Njëri në Vaqarr e tjetri tek Xhamlliku.

Siç mësohet deri më tani nga policia, një ditë më parë në rrugën “Petraq Leka”, në një banesë të braktisur është gjetur i vdekur 41-vjeçari me inicialet B. SH., banues në Vaqarr, Tiranë.

Nga veprimet e kryera në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se shkaku i vdekjes është nga overdoza, përdorimi i narkotikëve.

Një tjetër person, këtë herë në rrugën “Violeta Manushi”, është gjetur i vdekur në banesën me qira të 55-vjeçarit me inicialet SH. R., banues në Tiranë.

Viktima është identifikuar si 53-vjeçari me inicialet H. GJ.  Nga sa mësohet, ai ka qenë përdorues i rregullt i pijeve alkoolike.

Ndërkaq, po punohet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë