Loading…

2 qytetet e bukura shqiptare marrëveshje me drejt binjakëzimit

  • 30/04/2018 | 13:18

2 qytetet e bukura shqiptare marrëveshje me drejt binjakëzimit

Drejtues të Komunës së Prizrenit dhe të Bashkisë së Beratit gjatë fundjavës kanë nënshkruar një marrëveshje të vullnetit të mirë ndërmjet dy qyteteve historike, e cila pritet të kurorëzohet në qershor me marrëveshje të binjakëzimit.


Të dyja palët janë dakorduar për bashkëpunim në fushën e kulturës, në ekonomi dhe në arsim, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Me Bashkinë e Beratit nënshkruam marrëveshjen e vullnetit të mirë për binjakëzim. Janë disa procedura në Komunën e Prizrenit që duhet të ndiqen për binjakëzim dhe besoj se këtë do ta konkretizojmë deri me 10 qershor, në 140- vjetorin e Lidhjes së Prizrenit”, ka thënë kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Ai ka pohuar se Prizreni dhe Berati kanë shumëçka të përbashkët, pasi të dyja qytetet shqiptare kanë histori 2000- vjeçare, reliefin me kala në krye, lumenjtë, malet dhe shtëpitë e bukura me shumë dritare.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë