Loading…

2 lloje të maskave natyrale për zhdukjen e thinjave

  • 25/06/2017 | 23:28

2 lloje të maskave natyrale për zhdukjen e thinjave

Sa herë që lyeni flokët gjëja e parë që ju shkon ndër mend, përveç se të arrini rezultatin e dëshiruar, është që ngjyra të zgjasë sa më shumë në mënyrë që të zhduken thinjat, transmeton Gazeta Metro.


Por ato janë aty dhe doni apo s’doni duhet të bashkëjetoni me to.

Larja e shpeshtë e flokëve, fytyrës dhe mospërdorimi i locioneve që mbrojnë flokët nga nxehtësia, bëjnë që rrënjët e flokëve të zbardhen më shpejt nga ç’mendonit, shkruan gazetametro.net

Sigurisht që nuk mund t’i lyeni çdo javë, prandaj lexoni këshillat e mëposhtme:

  • Maskë më rozmarinë

Rozmarina është pjesë përbërëse e shumë ngjyrave pasi stimulon rritjen e flokëve, rregullon vlerat e pH-it natyral të lëkurës së kokës dhe parandalon shfaqjen e thinjave.

Këtë herë ju propozojmë që ta përdorni për të parandaluar shfaqjen e thinjave dhe për të hidratuar flokët.

Ju nevojiten 200 gr rozmarinë e grimcuar, 5 pika vaj ulliri dhe 1 litër ujë.

Zieni ujin bashkë me rozmarinën për 15 minuta dhe shtoni disa pika vaj ulliri në të.

Pasi përzierja të ketë vluar do të vini re që gradualisht ajo do të homogjenizohet duke formuar një masë më të trashë.

Pasi të ftohet, kullojeni dhe me ndihmën e një shishe spërkatëse dhe  spërkatni  mbi flokë dhe masazhojeni.

Përdoreni këtë maskë dy herë në ditë. Kujdes, nuk ka nevojë për shpëlarje.

  • Maskë me gjethe arre

Ndoshta nuk e dini, por gjethet e arrës përdoren në industrinë kozmetike për prodhimin e ngjyrave.

Ato përmbajnë juglone, një ngjyrues natyral që forcon rrënjën e flokëve dhe fsheh thinjat.

E duke qenë se tashmë kanë lulëzuar pemët e para, ju këshillojmë ta përdorni këtë maskë sa më parë.

Ju nevojitet vetëm 1 litër ujë dhe 20 gjethe arre.

Vendosni ujin të ziejë dhe pasi të vini re bulëzat e para të vlimit shtoni gjethet e plota.

Kjo masë duhet të qëndrojë në zjarr për 2 orë derisa ujë të shterojë dhe gjethet të tkurren.

Më pas kullojeni dhe me anë të një furçe lyeni rrënjët. Pasi të jetë tharë shpëlani flokët me ujë të vakët./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë