Loading…

2 gjellëra të shëndetshme për fëmijën tuaj (Foto)

  • 07/06/2017 | 19:55

2 gjellëra të shëndetshme për fëmijën tuaj (Foto)

Sigurisht për shëndetit e fëmijës, ju bëni çkado që ju nevojitet.


Të ushqyerit e shëndetshëm është shtylla kryesore e një fëmije të shëndoshë. Gjellërat janë shumë të shijshme dhe shume të lehta për tu përgatitur, përcjell gazetametro.net

Më poshtë po ju tregojmë dy receta për gjella të shumë të shijshme dhe tejmase të shëndetshme.

  • Gjellë me mjaltë dhe karrotë

Përbërësit e nevojshëm:

Margarinë

2 thelbinjë hudhër

3 karrota të mëdha

2 lugë mjaltë

1 gjethe dafine

Melmesa të gatshme për supë

Jogurt (sipas dëshirës tuaj)

Përgatitja:

Shkrijeni margarinën, shtojeni hudhurën dhe lerëni deri sa të zbutet hudhra.

Shtojeni karrotën e bluara, mjaltë dhe gjethene dafinës dhe i fërgoni përgjatë 4 minutave. Shtoni melmesat dhe shtoni edhe uje të nevojshën sipas masës tuaj. Lerëni të zihen për 30 minuta.

Në fund shtoni jogurtin sa të dëshironi dhe jeni të gatshëm për shërbim.

  • Gjellë me lulelakër dhe djath

Përbërësit e nevojshëm:

Lulelakër

Margarinë

Hudhër të freskët

Patate e prerë në kocka të vogla

Melmesa të gatshme për supa

Qumësht

Djath të thortë

Përgatitja:

Shkrijeni margarinën, shtoni hudhurën dhe lereni të fërgohet deri sa të zbutet.

Shtoni lulelakërën e grirë, patatet e prera, melmesat dhe leni që të zihen në avull për 30 minuta.

Pasi që të ftohen i bluani dhe fitoni një gjellë shumë të shijshme dhe të shëndetshme./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë