Loading…

Azemi: Rreth 72% e shohin të ardhmen jashtë vendit

  • 19/04/2026 | 09:18

Azemi: Rreth 72% e shohin të ardhmen jashtë vendit

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka folur për numrin e madh të të rinjëve që të ardhmen po e shohin jashtë vendit duke renditur disa nga arsyet themelore se pse po ndodh kjo, transmeton Gazeta Metro.


Ai në një intervistë për Ekonomia Online tha qartë se dy faktorët elementarë pse të rinjtë dhe fuqia punëtore po ikë nga vendi janë pagat e ulëta dhe mungesa e sigurisë në vende të punës.

“Diku para një 5-6 muajsh kam pas kërkuar edhe vetë që, ndoshta shpeshherë ndoshta kam qenë pishman në atë aspekt kur iu kam thënë të rinjve: ‘ikni sepse nuk ka qëndrim këtu’. Po del që është shumë e vërtetë ajo. Fakti i një numri kaq të madh të punësuarve që humbin jetën në vendin e tyre të punës, fakti që ne pagat i kemi jashtëzakonisht të vogla, fakti që sot është data, nëse nuk gabohem 17-18, dhe ka shumë punëtorë që nuk i kanë marrë pagat e tyre për muajin mars, janë të gjitha këto elemente të cilat punëtorët, sidomos të rinjtë, do të ikin. Sepse ne nuk iu kemi krijuar kushte këtu që të qëndrojnë ose së paku të kenë perspektivën minimale për jetën e tyre në Kosovë”, tha Azemi.

Sipas Azemit, për vitin 2025 rreth 72 për qind e të rinjve në Kosovë e shohin veten, në nivele të ndryshme, me një të ardhme jashtë vendit./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë