Rreth 63 milionë fuçi naftë iraniane kanë mbetur në cisterna në mes deti, pasi SHBA-ja ka hequr përjashtimin 60-ditor që i lejonte Iranit të shiste naftë të papërpunuar,transmeton Gazeta Metro.
Sipas të dhënave të Vortexa, këto ngarkesa janë në det, disa duke udhëtuar e disa në pritje të një destinacioni. Nafta ndodhet në anije në Gjirin Persik dhe në zona të ndryshme të ujërave aziatike.
Shumë nga cisternat nuk kanë treguar ende se ku do të dërgohet nafta, ndërsa disa nuk janë duke kërkuar porosi të reja. Kjo ka krijuar pasiguri për eksportet e naftës iraniane, siç raporton Bloomberg.
Ndërkohë, disa anije kanë vazhduar të kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit, pavarësisht sulmeve të fundit ndaj cisternave. Kompanitë e transportit detar po vlerësojnë rrezikun e operimit në këtë zonë të rëndësishme për tregtinë globale të energjisë.