Klubi italian Venezia, që sezonin e ardhshëm do të garojë në Serie A, ka nisur përgatitjet për forcimin e skuadrës dhe ka fokusuar vëmendjen te reparti i sulmit.
Sipas raportimeve të “Sky Sport”, mes emrave që po monitorohen nga drejtuesit e klubit është edhe sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani, i cili aktivizohet te Sparta Praga.
Vlera e tij në treg vlerësohet rreth 8 milionë euro, ndërsa paraqitjet në klubin çek dhe me përfaqësuesen e Kosovës kanë rritur interesimin e disa skuadrave evropiane.
Përveç Rrahmanit, Venezia po shqyrton edhe alternativa të tjera për sulmin, përfshirë Gift Orban dhe Niclas Füllkrug, ndërsa klubi ka nisur kontaktet e para për të mbledhur informacione rreth mundësisë së transferimit të kosovarit.
Megjithatë, për Rrahmanin interesim kanë shfaqur edhe klube të tjera, duke e bërë të hapur garën për shërbimet e tij në afatin kalimtar të verës.