Loading…

Kida i thotë ‘po’ Ajbit, kurorëzojnë dashurinë në Romë

  • 01/09/2026 | 19:40

Kida i thotë ‘po’ Ajbit, kurorëzojnë dashurinë në Romë

Janë publikuar pamjet e para nga momenti më me emocionues i mbrëmjes, ku këngëtarja Kida po kurorëzon zyrtarisht dashurinë e saj me Ajbin në Romë.


Në pamjet e para, këngëtarja shihet teksa ecën drejt altarit e shoqëruar nga dy prindërit e saj.

Momenti i kurorëzimit ka qenë mjaft intim dhe është përcjellë me duartrokitje të ngrohta nga të gjithë të pranishmit. Kida duket përrallore krah Aibit, ku të dy kanë shkëmbyer premtimet e dashurisë në ambientet luksoze të vilës në kryeqytetin italian.

Në këtë ditë të veçantë po festojnë me çiftin edhe shumë emra të njohur të skenës. Mes mysafirëve VIP të pranishëm janë Shkurta Gashi me bashkëshortin e saj Albert Limani, Ermal Fejzullahu me bashkëshorten Arianën, Yll Limani, e shumë të tjerë, shkruan Prive

Ndërkaq, për atmosferën dhe muzikën live do përkujdeset këngëtari i mirënjohur Ramadan Krasniqi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë