Loading…

19-vjeçarit në Skenderaj i sekuestrohet një armë

  • 22/10/2021 | 08:55

19-vjeçarit në Skenderaj i sekuestrohet një armë

Një 19-vjeçari në Skenderaj i është sekuestruar një armë në Skenderaj.

Polica në rrugën “Bekim Berisha” në Skenderaj pasditen e së enjtes po trajtonte një mosmarrëveshje të disa personave, me ç’rast nga i dyshuari V.M 19-vjeçar u sekuestrua arma e llojit pistoletë.

“Në orët e pasdites së datës 21 tetor 2021, Policia në Skenderaj, ka sekuestruar një armë. Sekuestrimi i armës, është bërë në rrugën “Bekim Berisha” në Skenderaj, në kohën kur një njësi policore po trajtonte një rast të një mosmarrëveshje ndërmjet disa personave, me ç’ rast nga i dyshuari V. M., 19 vjeçar shtetas i Republikës së Kosovës është sekuestruar një armë e llojit ‘pistoletë’, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje”, thuhet në komunikatë për medie.

Ndërkohë që “Lidhur me rastin për armëmbajtje pa leje është intervistuar personi i dyshuar, ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit është liruar në procedurë të rregullt, dhe ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve’”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë