Loading…

18 vjet prani diplomatike e SHBA-së në nivel ambasade në Prishtinë

  • 08/04/2026 | 12:20

18 vjet prani diplomatike e SHBA-së në nivel ambasade në Prishtinë

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka rikujtuar sot një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërmjet Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Republika e Kosovës, duke theksuar se më 8 prill 2008 misioni amerikan në Prishtinë u ngrit zyrtarisht në nivel ambasade.


Sipas njoftimit, pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike më 18 shkurt 2008, vetëm një ditë pasi Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008, hapi i radhës ishte reflektimi i kësaj marrëdhënieje në praninë diplomatike në vend.

“Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të SHBA-së në Prishtinë ndryshoi nga një Zyrë amerikane në një Ambasadë amerikane. Si rezultat, titulli zyrtar u bë ‘U.S. Embassy Prishtina”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Ambasada thekson se ky transformim shënoi një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe në përkushtimin e vazhdueshëm të SHBA-së ndaj Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë