Loading…

17 vjeçarja shqiptare, prostitucion me vajza të moshave 14-18

  • 24/02/2017 | 09:42

17 vjeçarja shqiptare, prostitucion me vajza të moshave 14-18

Më datë 23.02.2017, duke u nisur nga kallzimi i shtetases S. Sh., Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 2 në Tiranë, kanë arrestuar shtetasit: – Dritan Toska, 37 vjeç, banues në Tiranë – K. H., 17 vjeçe, banuese në Tiranë”. 


Sipas policisë, arrestimi i këtyre shtetasve është kryer pasi, Dritan Toska ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur S. SH., pa dëshirën e saj, marrëdhënie kjo e krijuar dhe nxitur nga shtetasja K. H.

“Shtetasja K. H., gjithashtu dyshohet se ka nxitur shtetasen S. Sh të kryej marrëdhënie seksuale edhe me shtetas të tjerë me qëllim përfitim monetar”, ka njoftuar policia.

Materialet procedueriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç”, parashikuar nga Neni 101 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Dritan Toska dhe për veprën penale “Favorizimi i prostitucionit”- në tentativë, parashikuar nga Neni 114-22 iKodit Penal, në ngarkim të shtetases K. H. /panorama

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë