Dita e sotme ishte e fundit për 17 vjeçarin Liridon Kiçina, kjo pasi deri sa ai po ngiste motoçikletën e tij u përfshijë në një aksident të rëndë me një veturë.
Ky aksident i rëndë ndodhi sot rreth orës 14: 30 në Zabel të Ulët të Komunës së Drenasit, njofton gazetametro.net.
Rastin për Gazeta Metro sot gjatë ditës e ka konfirmuar përmes telefonit, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 15:00 ka ndodhë një aksident trafiku në fshatin Zabel i Ulët – Drenas. Në aksident kanë qenë të përfshira një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit ngasësi i motoçikletës L.K 17 vjeç,ka ndërruar jetë në vendngjarje. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.
Ndërkohe policia nuk ka informuar akoma nëse ngasësi i automjetit ka goditur 17 vjeçarin derisa po drejtone motoçikletën e tij./gazetametro.net