Loading…

16 vjeçarja nga Drenasi flet për gazetën amerikane: Polici më dhunonte në hotel 3-4 herë në javë

  • 25/04/2019 | 16:34

16 vjeçarja nga Drenasi flet për gazetën amerikane: Polici më dhunonte në hotel 3-4 herë në javë

Abuzimi seksual i 16 vjeçares nga Drenasi, fillimisht nga mësuesi e më pas edhe nga polici, ka qenë një çështje që mori vëmendje jo vetëm në vendin tonë, por edhe jashtë tij, transmeton Gazeta Metro.


Për këtë, New York Times e ka intervistuar 16 vjeçaren, ndodhinë e së cilës e ka quajtur një histori tronditëse.

Gazeta e njohur amerikane e fillon artikullin duke shkruar se si një adoleshente u abuzua seksualisht për dy vite, së pari nga një mësues, më pas edhe nga polici i cili e detyroi të abortonte, kur mbeti shtatzënë.

“Ajo ishte një gjimnaziste dhe një atlete e mrekullueshme dhe filloi lidhjen me mësuesin e saj, i cili i premtoi martesë. Kur e zbuloi që ai ishte i martuar dhe kishte fëmijë, shkoi në stacion policor dhe e raportoi për abuzim”, shkruan New York Times.

Por pikërisht aty ku mendoi se do gjente mbështetje, polici që duhej të merrej me rastin, i tha se e kupton mësuesin se pse e filloi lidhjen me vajzën.

Tutje, 16 vjeçarja A.G flet për atë që i ndodhi, duke theksuar se polici nën kërcënim, e dhunonte tri deri në 4 herë gjatë javës.

“Më duhej ta bëja, kisha shumë frikë, thotë ajo, teksa shpjegon se në vitin 2017-të ai e dhunoi për herë të parë. Ai thotë se e kishte quar në një motel duke e dhunuar tre katër herë në javë përgjatë vitit 2018-të”, shton vajza.

Kujtojmë se kjo ngjarje ka shkaktuar shumë debat në vendin tonë. Kanë qenë presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj që reaguan për këtë, e madje u mbajt edhe një seancë në Kuvendin e Kosovës.

Përveç reagimit të institucioneve të vendit, u organizuan edhe protesta në Prishtinë dhe Drenas./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë