Loading…

16 mësimet jetësore që duhet t’i dini në moshën 32 vjeçare

  • 11/04/2017 | 18:35

16 mësimet jetësore që duhet t’i dini në moshën 32 vjeçare

Susie Moore, një grua shumë e suksesshme në karrierën e saj i ka shkruar disa gjëra të cilat duhet çdo njeri t’i kuptojë kur të arrijë moshën 32 vjeç. Moore thotë se ka ndjekur rrugë shumë të rrezikshme gjatë jetës së saj dhe se këto gjëra e kanë bërë më të fortë dhe e kanë bërë të kuptojë se çka në të vërtetë do të thotë të jetosh!


1. Mos i dëgjoni të tjerët kur vjen puna tek marrja e vendimeve, dëgjoni zërin brenda vetes suaj.
2. Si dukeni është reflektim i asaj se si ndjeheni përbrenda.
3. Të gjithë jemi të lidhur me njëri tjetrin. Ashtu siç thotë Mark Nepo “të qenurit njeri është aftësia të shikosh brenda dikujt tjetër dhe në të ta gjesh vetveten”.
4. Jeta është më e mirë kur jeni duke e jetuar, jo vetëm duke qëndruar në një qoshe dhe duke e shikuar se si ju kalon gjithçka para syve duke mos e shijuar.
5. Merrni dëshirat e juaja shumë seriozisht, sepse ato ju definojnë dhe ju bëjnë me të vërtetë të lumtur.
6. Mos punoni në një punë që nuk e doni. Kjo është gjëja më e keqe që mund t’i bëni vetvetes.
7. Qeshni shumë shpesh.
8. Gjithmonë kërkoni nga drejtori juaj për të ju rritur rrogën, mirëpo vetëm atëherë kur e dini që e meritoni.
9. Mënyra më e mirë për të arritur diçka është se duhet të zgjoheni në këmbë dhe të punoni drejtë asaj gjëje që e doni!
10. Lexoni sa më shumë libra.
11. Shkoni të jetoni ku të doni.
12. Falni njerëzit e tjerë, në mënyrë që ju të ndjeheni më rehat me vetën tuaj.
13. Është shumë në rregull nëse disa njerëzve nuk u pëlqeni.
14. Askush, asnjëherë nuk është i gatshëm të fillojë diçka. Thjeshtë duhet të filloni!
15. Të gjithë njerëzit kanë frikë, këtë gjë mos e harroni.
16. Dashuria është më e fortë se vdekja. Kur e humbim dikë të dashur, thjeshtë e kemi humbur vetëm fizikisht ngase ne ende ndjejmë dashuri për ta./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë