(I plotësuar)
Është shtyer për 15 minuta seanca ndaj aktivistëve të VV’së, të cilët akuzohen për pjesëmarrje në sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës.
Seanca është shtyrë për shkak të mungesës së Ramiz Krasniqit, avokat i të akuzuarit Atdhe Arifi.
__________________________________________________________________
Sot në ora 9:00 është paraparë të nis seanca gjyqësore ndaj aktivistëve të VV’së, të cilët dyshohen për sulmin ndaj Kuvendit.
Para trupit gjykues do të dalin zëdhënësi i VV’së, Frashër Krasniqi, dhe aktivistët Atdhe Arifi, Adea Batusha dhe Egzon Haliti.
Në gjykatë shihen edhe deputetë të VV’së, si Donika Kadaj-Bujupi, Sami Kurteshi e Albulena Haxhiu./gazetametro.net