Loading…

15 elefantë 24/7 në mbikqyrje, po sulmojnë gjithçka, madje edhe njerëzit

  • 09/06/2021 | 16:45

15 elefantë 24/7 në mbikqyrje, po sulmojnë gjithçka, madje edhe njerëzit

Dhjetra dronë po këqyrin nga përmbi 15 elefantët e egër aziatikë për çdo sekondë. Ngado që shkojnë janë të shoqëruar nga policia që ju vjen pas me frikë. Dhe kur hanë, apo flenë, shikohen nga miliona vetë online.


Për më shumë se një javë, Kina është mbërthyer nga një sensacion i ri i internetit: tufa prej 15 elefantësh plaçkitës, që janë të mëdhenj, që kanë humbur që po shkatërrojnë çka po gjejnë përpara në jugperëndim të vendit.

Miliona vetë janë kyçur në pamjet live të elefantëve që kanë udhëtuar më shumë se 500 kilometra në mbarë vendin për t’i ikur rezervatit natyror në jug të Kinës vitin e kaluar, shkruan CNN.

Dhe online, internetxhitë kanë shikuar elefantët derisa prishin të mbjellat nëpër ara, duke shkaktuar miliona dollarë dëme, derisa bredhin nëpër fshatra, duke i detyruar banorët të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre.

Këta elefantë janë bërë yjet e rinj të internetit. Shikuesit janë joshur veçanërisht nga këlyshët e elefantëve, përfshirë njërin që u lind gjatë këtij udhëtimi epik.

Më shumë se 8 milionë njerëz kanë shikuar videot gjatë kësaj jave që shfaqte këlyshin derisa kishte ngecur nën një elefant të rritur që po e bënte një sy gjumë në qytetin e Kunmingut.

Një tjetër video shfaqte elefantët foshnje derisa me ngathtësi po ndiqnin elefantët e tjerë përgjatë një lëndine.

Është ende e paqartë pse elefantët po bëjnë këtë udhëtim drejt veriut. Disa kanë thënë se pyjet që po nxehen në atdheun e tyre kanë shtyrë ata drejt këtij udhëtimi. Të tjerë kanë thënë që ata thjesht kanë humbur.

Por, ka diçka mjaft serioze sa i përket argëtimit të elefantëve. Biologët kanë thënë se situata është lajmërim i asaj se çka ndodh kur habitati i elefantëve degradohet.

Elefantët aziatikë konsiderohen si specie të mbrojtura në Kinë, dhe rreth 300 prej tyre jetojnë në Yunnan.

Përgjatë dekadave të fundit, agrikultura ka bërë që të humbet një pjesë e madhe e habitatit të elefantëve, duke i lënë tufat e tyre të fragmentuar e izoluar.

Kjo ka bërë që të rritet edhe konflikti njeri-elefant përgjatë dhjetë viteve të fundit.

Autoritetet janë munduar të mbajnë elefantët larg prej zonave të populluara me njerëz për të parandaluar çfarëdo përplasjeje. Deri në fund të muajit maj, autoritetet kanë vendosur një qendër komanduese që monitoron 24 orë në ditë elefantët.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
marketing[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë