Loading…

14 vjeçarja shqiptare përdhunohet nga shokët e të dashurit

  • 12/12/2016 | 18:25

14 vjeçarja shqiptare përdhunohet nga shokët e të dashurit

Një 14-vjeçare nga Tirana është larguar fshehurazi nga shtëpia me të dashurin e saj.

Ajo është marrë në një makinë nga i dashuri dhe nga dy persona të tjerë. Të rinjtë kanë abuzuar seksualisht me vajzën, duke kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Ngjarja ka ndodhur natës e të shtunës në Vorë, ku 14-vjeçarja pretendon se është përdhunuar nga dy shokët e të dashurit të saj.

Ka qenë një patrullë e forcave “Shqiponja” pranë Vorës, e cila ka zbuluar një makinë ku ndodheshin 14-vjeçarja metë dashurin e saj dhe dy shokët e tij. Të katër të rinjtë janë shoqëruar në komisariat dhe Policia ka thirrur prindërit e 14-vjeçares. Të rinjtë janë shprehur se kanë qenë të 4-të në një lokal natë dhe kanë konsumuar pije alkolike.
E mitura ka thënë në Polici se ka dalë me dëshirën e saj nga shtëpia, por në mënyrë të fshehtë nga prindërit.

Pas marrjes në pyetje, në prani edhe të një psikologe 14-vjeçarja është shprehur se me të dashurin e saj ka kryer marrëdhënie seksuale me dëshirë, ndërsa 2 shokët e tij kanë abuzuar me të, duke kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Ekspertiza mjeko-ligjore ka konstatuar kryerjen e aktit seksual. Të tre të rinjtë janë arrestuar për shkak se kanë kryer marrëdhënie seksuale me të mitur, ndërkohë që po vijojnë hetimet për shkak të deklaratave kontradiktore të të miturës, por edhe të shokëve të saj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë