Loading…

14 raste të konfirmuara me fruth, IKShPK apel prindërve për kujdes dhe vaksinim

  • 12/05/2026 | 15:30

14 raste të konfirmuara me fruth, IKShPK apel prindërve për kujdes dhe vaksinim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në periudhën 16 prill – 12 maj 2026, në Kosovë janë konfirmuar katërmbëdhjetë (14) raste të fruthit.


IKSHPK thotë se sipas komunave: numër më i lartë i rasteve raportohet nga komuna e Ferizajt pesë (5) raste, Prishtinës tre (3) raste, Kaçanikut tre (3) raste dhe me nga një (1) rast komunat: Lipjan, Fushë Kosovë dhe Gjilan, raporton KlanKosova.tv.

“Të gjitha rastet e konfirmuara janë të pavaksinuar me vaksinën MMR (kundër fruthit, shytave dhe rubellës) si dhe kanë marrë trajtim spitalor, që dëshmon për potencialin serioz të komplikimeve të mundshme që mund të shkaktojë fruthi”, thuhet në postimin e IKSHPK

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë