Dalia Lama budist me influencë të madhe politik, u mor me forcë nga shtëpia e prindërve kur ishte vetëm 6 vjeç.
Në moshën 15-vjeçare u detyrua të bëhej komandat i thjeshtë në ushtri dhe njëkohësisht edhe diplomat. Në moshën 25-vjeçare u shpërngul me dhunë nga Tibeti në Indi. Sot, Dalai Lama është plot 79 vjeç.
Jeta e tij nuk ishte edhe aq e lehtë, prandaj nën ato rrudha fshihen shumë mësime të vlefshme, disa prej të cilave gazetametro.net ka përzgjedhur më të mirat, që do t’u shërbejnë të gjithëve.
1.Unë besoj se e vetmja fe e vërtetë konsiston në të pasurin e një zemre të mirë
2. Arroganca nuk justifikohet dot. Ajo është rezultat i një vetëbesimi të ulët apo qëllimeve sipërfaqësore e të përkohshme
3. Kur dikush ndjen se jeta po i merr një drejtim jo të mirë, do të thotë që diçka e mirë po i vjen
4. Njerëzit ekzistojnë për t’u dashur. Objektet ekzistojnë për t’u përdorur. Bota është në kaos, sepse gjërat po kuptohen mbrapsht
5.Dhembshuria nuk lidhet me fenë. Ajo është një koncept universal: është thelbi i ekzistencës së racës njerëzore
6. Nëse mund të ndihmosh, bëje. Nëse nuk mundesh, të paktën mos bëj keq
7. Unë nuk i festoj ditëlindjet sepse çdo ditë është një ditë lindjeje
8. Qëllimi në jetën tuaj është të jeni të lumtur
9. Duke qenë pozitivë tërë kohës do të jeni të aftë të përballoni një numër të madh situatash të vështira
10. Armiqtë tani na japin mundësitë perfekte për të praktikuar durimin, dhembshurinë dhe këmbënguljen
11. Unë besoj se e vetmja fe e vërtetë konsiston në të pasurin e një zemre të mirë
12. Duhet të përpiqemi të ruajmë kontrollin tonë ndaj teknologjisë dhe të mos kthehemi në skllevër të saj
13. Ndryshime të mëdha nisin me një njeri të vetëm
14. Çdonjëri nga ne është përgjegjës për tërë njerëzimin. Kjo është feja e vërtetë. Nuk na duhen tempuj apo filozofi të ndërlikuara. Zemra dhe mendja janë tempujt tanë, kurse filozofia jonë është mirësjellja /gazetametro.net