Loading…

13 pyetjet më absurde me të cilat ballafaqohen myslimanët në Perëndim

  • 06/06/2017 | 22:01

13 pyetjet më absurde me të cilat ballafaqohen myslimanët në Perëndim

Janë aq bezdisëse! Dhe, fatkeqësisht, nuk kanë të ndalur. Bëhet fjalë për pyetjet e marra e të përditshme, me të cilat ballafaqohen myslimanët në shtetet Perëndimore dhe në SHBA.


Disa portale të ‘humorit të zi’ e kanë përpiluar një listë me 13 pyetjet më të marra që u bëhen myslimanëve në botën e krishterë, të cilat i kanë shoqëruar me përgjigjjet e “imagjinuara” ironike dhe sarkastike.

Se për çfarë bëhet fjalë, lexoni në vijim:

A i bëni rregullisht shtazët kurban?

Po, përplot pupla e kam oborrin e shtëpisë!

A i doni dhitë?

Natyrisht, njëra sapo përfundoi në tenxherën e kuzhinës!

 A e keni prejardhjen prej Irakut?

Po, dhe stërgjyshërit me lanë trashëgimi disa burime të naftës!

A ndjeheni të uritur gjatë Ramazanit?

Aspak, hamë disa patatina të veçanta me të cilat e kontrollojmë urinë.

 A jeni të detyruar të mbani burkan mbi kokë?

Aspak, vendosim vetë nëse duam ta bartim atë… Por, nuk e di si do të quhej ai në kokën tënde po që se do të godisja me shkop?

 Po si shihni, dëgjoni, hani apo pini me burka në kokë?

I kemi mësuar disa truqe nga magjistarët!

 Sigurisht se ndjeheni fatlumë që mund të keni gra sa të doni.  

Po, nëna ime e 8 ka qenë e bija e vetme e nënës së saj të 38. Trap!

 Si mysliman që je, sigurisht e zotëron mirë gjuhën arabe, apo jo?

Po, dhe ti sigurisht e zotëron mirë hebraishtën? Do t’më thuash është gjë jorelevante, por kush filloi i pari?

Me fal që po të pyes,por a ke lidhje me ndonjë organizatë terroriste?

Po, jam përgjegjës për shpërndarjen e licencave të terrorizmit.

Sigurisht ke qenë në Arabinë Saudite, apo në ndonjë vend tjetër në Lindjen e Mesme?

Po, janë vendet e mia të preferuara, dhe nuk i ndërrojë kurrë. Do t’ma paguash biletën për udhëtimin e ardhshëm?

Si e përjetove vdekjen e Bin Ladenit?

Qava me lot! Po ashtu ngrita një statujë me emrin e tij në kopshtin tim. A do të të pëlqente sikur të mund të ringjallja?

A kanë makina në vendin prej nga vjen ti?

Jo, zakonisht në qytete udhëtojmë me deve, por vetëm atëherë kur lodhen kuajt!

A hani çdo ditë mish e oriz (birian)?  

Po, zakonisht 3 pjata në mëngjes, në drekë dhe në darkë! Budalla!

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë