Kryeministri Isa Mustafa edhe një herë ka thënë se Marrëveshja për Demarkacionin duhet të ratifikohet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Ai këto komente i ka bëtë në shënimin e njëvjetorin të hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) dhe pranimit të Doganës në Organizatën Botërore të Doganave.
Ndërsa duke folur për të arriturën e fundit ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë tregon pjekurinë shtetërore, njofton Klan Kosova.
“Me një administratë kredibile doganore ne kemi çka t’i ofrojmë këtij unioni doganor”, ka thënë Mustafa.
Më tutje duke folur për shënimin e njëvjetorit të MSA, Mustafa ka thënë se pas këtij suksesi Kosova po përgatitet edhe për anëtarësim në Bashkimin Europian.
“Kosova i takon kësaj familjeje eurpiane dhe ne nuk kemi asnjë arsye që të mbesim të izoluar”, ka shtuar kryeministri.