Loading…

127 aksidente vetëm për 24 orë, Policia apelon për kujdes

  • 06/01/2017 | 09:51

127 aksidente vetëm për 24 orë, Policia apelon për kujdes

Reshjet e borës që kanë rënë në territorin e Kosovës orëve të fundit kanë vështirësuar qarkullimin në komunikacion e po ashtu edhe kanë shtuar numrin e aksidenteve.


Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës Daut Hoxha, brenda 24 orëve janë shënuar 127 aksidente në trafik.

Hoxha tha për gazetën Metro se Policia e Kosovës është duke përcjellur në vazhdimësi ndryshimin e kushteve atmosferike dhe gjendjen e sigurisë së qytetarëve tanë, e posaqërishtë gjendjen nëpër rrugët e vendit.

Ai, apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që të jenë të kujdesshëm gjatë qarkullimit në rrugë.

“T’u përmbahen rregullave të trafikut, t’u përshtaten kushteve të rrugës dhe të kenë pajisjet e nevojshme dimërore në pajtim me ligjin mbi trafikun rrugor, në mënyrë që edhe ata të kontribojnë në reduktimin apo shmangien e aksidenteve në trafik”, tha Hoxha për gazetametro.net.

Ndërkohë Policia e Kosovës ka shqiptuar 376 gjoba për të gjithë ata që kanë thyer rregullat e trafikut./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë