120,00 armen etnik të Nagorno-Karabakhut do të largohen drejt Armenisë pasi që nuk dëshirojnë të jetojnë në Azerbajxhan dhe i frikësohen një spastrimi etnik kanë thënë përfaqësuesit lokal për mediat perëndimore, transmeton Gazeta Metro.
Kryeministri armen gjithashtu ka thënë se armenët e Karabakhut me shumë gjasë do të largohen nga rajoni dhe se Armenia është e gatshme ti pranoj ata pas humbjes nga Azerbajxhani në rajonin separatist që nga periudha e Bashkimit Sovjetik, raporton Reuters.
Karabhaku është ndërkombëtarisht i njohur si pjesë e Azerbajxhanit mirëpo ishte jashtë kontrollit të Bakus gjë që ka ndryshuar pas armërpushimit të 20 shtatorit.
Azerbajxhani ka garantuar se do të respektojë të drejtat njerëzore dhe se do të integroj rajonin megjithatë armenët i frikësohen represionit./gazetametro.net