Loading…

12 zbulime që do t’ua lehtësojnë jetën (Foto)

  • 27/11/2016 | 10:24

12 zbulime që do t’ua lehtësojnë jetën (Foto)

Disa shpikje nganjëherë na duken aq gjeniale sa që na vjen keq pse nuk kemi qenë ne zbuluesit e tyre.

Më poshtë kemi paraqitur 12 zbulime apo ide që mund t’ua bëjnë jetën më të lehtë dhe më argëtuese njëkohësisht, transmeton gazetametro.net

Xhemperi me kapelë që mund të fryhet dhe të shërbejë si jastëk. Sapo ta ndjeni veten të lodhur, gjeni një vend të përshtatshëm, mbusheni me ajër ‘jastëkun’ dhe flini rehat.

Ky është alarmi perfekt për ata njerëz që e kanë të vështirë të ngrihen nga shtrati, sidomos në mëngjeset e hershme. Pasi alarmi të cingërrojë, do t’ju duhet të vendosni të dyja këmbët mbi të në mënyrë që ai të ndalet.

Kjo llampë në formë libri e prodhuar nga Lumio Light ju siguron se nuk do të mbeteni asnjëherë pa dritë. Atë mund ta përdorni si të varur në mur apo si poç elektrik. Çmimi i kësaj pajise sillet rreth 200 dollarë.

Këto patika ju lejojnë ta ndërroni ngjyrën dhe dizajnin e tyre përmes një aplikacioni në telefonin tuaj. Ato gjithashtu e marrin energjinë elektrike që u duhet për dritë nga ecja dhe nuk kanë nevojë për rimbushje.

Ata që mbajnë qen apo mace në shtëpi e dinë më së miri se kur vjen koha për të fjetur, kafshët kanë dëshirë që të flenë pranë jush. Këtë ua zgjidh më së miri ky shtrat i dizajnuar me vend të posaçëm për fjetjen e qenit tuaj.

Ky dizajn special i filxhanit mundëson mbledhjen e pikave të kafesë që rrjedhin, duke shmangur përlyerjen e tavolinës tuaj.

Kjo pajisje u mundëson ta shëtisni fëmijën tuaj pa u mërzitur pasi nuk keni nevojë të ecni. Shëtitja me fëmijët do të bëhet edhe më argëtuese.

Zgjimi nga gjumi në mëngjes do të kishte qenë shumë më i lehtë, nëse kafeja do të ishte gati sapo të ishit ngritur. E për këtë ka menduar dizajneri Joshua Renouf. Ai ka prodhuar një makinë kafeje e cila ndizet automatikisht sapo alarmi i kurdisur të bjerë.

Çokollata ju merr kohë derisa ta lyeni në bukë. Por, me çokollatën e prodhuar sikur djathi, do ta keni më të lehtë ta konsumoni me bukë.

Pajisja e prodhuar nga Epiphany One Puck transformon energjinë termale në elektrike.Vendosni një gotë me kafe të nxehtë apo ujë të ftohtë dhe telefoni juaj do të rimbushet përmes një kablloje të zakonshme.

Kotatsu është një prej mobiljeve tradicionale japoneze. Ajo është e thjeshtë, por ka edhe një burim nxehtësie të instaluar brenda tavolinës.

Me këtë ngjitës special nuk do të keni më nevojë për gërshërë apo thikë. Thjesht ndiqni instruksionet dhe ngjitësi do të funksionojë për mrekulli pa probleme./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë