Martin Pistorius, nga Afrika e Jugut pas një aksidenti ra në gjendje kome për 12 vjet më rradhë. Gjatë kësaj kohe kur trupi i tij ishte i izoluar, i pafuqishëm dhe pa ndjenja shumë persona e vizitonin atë, në mesin e tyre sigurisht edhe familja, shkruan Gazeta Metro.
Të gjitha ato që vizitorët i thoshin Pistorius i dëgjonte por nuk nuk mund të fliste e as të lëvziste, dhe nga të gjithë fjalët që kishte dëgjuar ato të nënës së tij e kishin prekur më shumti.
12 vjet më vonë kur u zgjua afrikani tregoi se e kishte dëgjuar nënën e tij shumëherë duke thënë “Shpresoj që të vdesësh”, ndërsa arsyetimi i nënës ishte se kishte menduar se ai nuk dëgjon për shkak të gjendjes së rëndë.
Megjithatë, 39-vjeçari afrikan pas 12 vitesh në komë iu kthyer jetës normale, duke u martuar e kryer studimet. Pas studimeve për shkenca kompjuterike, Martin sot jeton në Angli ku ka edhe kompaninë e tij për web design.
Për jetën interesante të Martin Pistorius u shkrua edhe një libër me titull “Ghost Boy” (Djali Fantazëm)./gazetametro.net