Loading…

12 të arrestuar për drogë në një lokal nate në Prishtinë

  • 28/01/2017 | 13:57

12 të arrestuar për drogë në një lokal nate në Prishtinë

Policia e Kosovës sot në orët e hershme të mëngjesit ka arrestuar 13’të persona në një lokal nate në Prishtinë.


12 nga ta janë arrestuar për posedim droge, ndërkaq një me urdhër arrest të mëhershëm.

Policia më pas ka bërë publik inicialet e të arrestuarve. Personat e arrestuar të cilët janë gjetur nen posedim të substancave narkotike janë:

A. B,  i janë gjetur dhe konfiskuar  0.8 grame marihuane.

A. H,  i janë gjetur dhe konfiskuar  4.2 grame marihuane.

G. B,   i janë gjetur dhe konfiskuar  3  tableta  me peshë  1.0 grame ekstazi.

K.  E,  i janë gjetur dhe konfiskuar  1.4  grame marihuane.

T. Xh,  i janë gjetur dhe konfiskuar 2.4  grame marihuane.

V. B. (femër) i janë gjetur dhe konfiskuar 1.2 grame marihuane.

Sh. K,  i janë gjetur dhe konfiskuar 1.2 grame marihuane.

B.  E,  i janë gjetur dhe konfiskuar   7.9 grame marihuane.

L.  I,   i janë gjetur dhe konfiskuar  1.4  grame marihuane.

I.  H, i janë gjetur dhe konfiskuar  10  mml GHB.

A. H, i janë gjetur dhe konfiskuar  0.5 grame Kokaine.

N. K, i janë gjetur dhe konfiskuar  1.0 grame marihuane.

Sipas Policisë, përveç të arrestuarve në vendngjarje janë gjetur edhe disa lloje të narkotikëve. Siç thonë ata, në këtë klub nate janë gjetur 10 tableta  me peshë   6.1 gram eksatazi; 7 qese me peshë prej   6.0 kokainë dhe 5 qese me  peshë  4.7 grame marihuane./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë