Bota ka plot çudira dhe mistere, per te cilat shkencëtarët kanë ofruar sqarime të besueshme dhe të mundshme por nuk mund të thuhet saktë dhe të gjendet sqarim i plotë pavarësisht nga koha që shkencëtarët i kanë kushtuar. Por ato që do t’ju tregojmë mëposhtë do t’ju habisin në të vërtetë.
12. Kalendari i pari me gurë
Në pjesën egjiptiane të shkretëtirës së Saharës, është Nabta, ku shtrihen gurët më të vjetër astronomik në botë. Një mijë vjet para Stonehengut, njerëzit i kanë vendosur këta gurë në rreth në bregun e liqenit që para shumë kohësh është tharë. Këto gurë, të lartë tre metra janë sjellë këtu që para 6.000 vjetëve. Edhe pse sot kjo pjesë e Egjiptit është shkretëtirë pa të reshura, këtu dikur kanë jetuar bizonët e zhdukur. Gërmimet tregojnë dhe dëshmojnë se kjo trevë dikur ka qenë mjaft e populluar. Pyetja se për çfarë shërbejnë këta gurë, akoma nuk ka marrë përgjigjen e duhur. Përderisa disa mendojnë se ka shërbyer si kalendar, të tjerët mendojnë se këtu janë sjellë viktimat-kurbanet e zotërave.
11. Gozhdët e fosilizuara
Në shekullin e XVI zëvendës-mbret i Perusë mbahet në zyrën e tij një copë shkëmbi, i cili brenda strukturës së tij kishtë dy gozhdë celiku 45 cm të gjat, të gjetura në minierat lokale. Skeptikët besojnë se kjo dukuri dhe shumë gjëra të tjera mund të shpjegohet me shkaqe natyrore: një lloj i veçantë kristalizimi mineralesh, mund të cojë në formimin e bërthamës së pirit në poret midis kristaleve. Nga kjo mendohet se mund të jenë krijuar edhe këto dy gozhdë prej celiku, të cilat prej mijëra vitesh mendohen se ndodhen brenda gurit.
10. Pjata e Lolladoff
Kjo pjatë prej guri është e vjetër 12.000 vjet dhe është zbuluar në Nepal. Sipas të gjitha gjasave nuk është vetëm Egjipti i vizituar nga “ata të gjelbrit e vegjël”. Në pjatë duket anija fluturuese në formë disku por edhe figura që përkujton në gjallesën e ngjashme me njeriun që vjen nga gjithësia.
9. Gjigantët e Nevadës
Ekziston legjenda për njerëzit flokëkuq të gjatë 3.6 metra që kanë jetuar në Nevada. Legjenda për këta njerëz është transmetuar nga fiset indiane. Gërmimet e mëvonshme në territorin e Nevadës kanë rezultuar me gjetjen e nofullave të mëdha dhe të dy skeleteve. Njëri nga këta skelete është i gjatë 2.8 metra, ndërsa tjetri është 3 metra.
8. Piramidat nënujore
Buzë bregut kubanez në disa vende ndodhen piramidat e fundosura. Ato i kanë zbuluar arkeologët amerikan dhe menjëherë kanë alarmuar se e kanë zbuluar Atlantidën. Nuk ekzistojnë të dhëna të shënuara se për cilin qytet mund të bëhet fjalë, ndaj mbeten vetëm supozimet.
7. Gjigandët e fosilizuar
Këto gjigandët fosile u zbuluan gjatë minierave në Antrim të Irlandës në vitin 1895. Gjatësia e tyre është më shumë se 3.6 metra. Kjo foto e revistës britanike “Strand”, dhjetor 1895, tregon lartësinë , 3.6 metra këmbët dhe përmasat e tjera të trupit, që krahasuar me njerëzit e sotëm, këta janë me padyshim gjigandë.
6.Ura ku vetvriten qentë
Në pranveren e vitit 1995, Donna Cooper po përshkonte uren Overtoun, afër Milton-it, në Dumarton të Skocisë së bashku me qenin e saj. Papritmas, qeni u hodh nga ura, për tu përplasur poshtë në gurë nga një lartesi prej 15 metrash. Por falë një zbulimi të një gazetareje që peërmblodhi listen e një sërë fenomeneve paranormal të ngjashem me të, çeshtja u bë shumë serioze, por njëkohesisht edhe e mistershme. Rastet në këtë urë të vetvrasjes së qenëve kanë qënë më shumë se 50, dhe deri tani as kush nuk di të japë një shpjegim se për se qentë vetevriten. Përsa i përket legjendave, të moshuarit e zonës tregojnë se qentë terhiqen nga “The Black Soul” Shpirti i së keqes. Sidoqofte ky fenoman paranormal është enigma më e madhe përsa i përket misterit të anomalive të kafsheve!
5. Gurët që lëvizin
Në këtë vend, që është në Death Valley (Lugina e Vdekjes) ndodh një dukuri e çuditshme që i bën këto shkëmbinj të rëndë, që peshojnë qindra kilogramë, të ecin në një trajektore të parregullt përgjatë rrugëve duke lënë pas një gjurmë të gjatë si dëshmi e udhëtimit të tyre. Lugina është formuar nga një liqen që në pjesën më të madhe të vitit është i tharë. Disa gurë lëvizin vetëm disa metra, të tjerë lëvizin rreth e qark, të tjerë ecin drejt dhe pas disa qindra metrash ndryshojnë drejtimin papritmas. Ajo që është më e çuditshëm në lidhje me këtë fenomen nuk është aq shumë fakti se gurët lëvizin, por pse më shumë se dy gurë njëri pranë tjetrit me të njëjtën madhësi lëvizin në drejtime të ndryshme, disa të tjerë udhëtojnë disa hapa dhe të tjerë qindra metra, apo disa gurë të mëdhenj lëvizin dhe ato më të vegjlit pranë nuk lëvizin, e ato më të palëvizshmit vihen në lëvizje. E nëse i shtyn era si ja bën të kthehet prapa dhe të bëjë lëvizje zigzage?
4. Anija “antike”
Ky vizatim i lashtë ndodhet në një shpellë në Japoni dhe daton mbi 5000 vjet erës sonë. Nuk bëhet fjalë për ndonjë fluturake, por fjala është për një vizatim-skicë në një shpellë që daton 5.000 vjet para Epokës së Krishtit dhe ndodhet në Japoni.
3. Kukulla e pashpjegueshme prej guri
Është gjetur në vitin 1889 në Nampi, në Idahou. Kjo kukull e vogël prej guri është zbuluar gjatë gërmimeve për hapjen e një pusi (bunari) dhe ka shkaktuar interesim tek shkencëtarët në gjithë botën. Pa dyshim se është vepër e dorës së njeriut dhe është gjetur në një thellësi prej 100 metra, dhe është llogaritur se është bërë para se njeriu i parë të banojë në këtë zonë.
2. Mozaiku kinez
Kjo çudi e vendosjes së linjës ndodhet në koordinatat 40°27’28.56″N, 93°23’34.42″E. Nuk ka shumë informacione për këto çudira, por megjithatë këto linja janë në shkretëtirën Gansu Sheng në Kinë. Një pjesë supozon se ato janë poligonet sekrete ushtarake, të tjerët mendojnë se bëhet fjalë për mesazhin e vizitorëve nga gjithësia, por një sqarim të saktë nuk ka.
1.Vida prej hekuri, 300 milion vjecare
Qendra e ekspeditës”MAIN-Kosmopoisk” duke kërkuar për copëza meteori në jug të rajonit Kaluga në Rusi, ka gjetur copëz guri. Kur kjo pjesë meteori u pastrua brenda tij ishtë e ngulur një vidhë, që dukej shumë qartazi! Gjatësia e saj është rreth një centimetër.