Loading…

12 aforizma nga Dostojevski

  • 22/01/2017 | 20:51

12 aforizma nga Dostojevski

Fjodor Mihajlloviç Dostojevski, ishte shkrimtar, eseist dhe filozof rus. Ka lindur me 11 nëntor të vitit 1821 dhe ka vdekur me 9 shkurt, 1881.


Veprat kryesore të Dostojevski-t janë “Krim dhe Ndëshkim” “Idioti” dhe “Vëllezërit Karamazov”. Veprat letrare të këtij shkrimtari rus eksplorojnë psikologjinë njerëzore në kontekstin e turbullt politik, social dhe shpirtëror të shoqërisë ruse të shekullit  XIX.

Gazetametro.net ka përzgjedhur disa nga aforizmat më të mirat të thëna nga Dostojevksi e të cituara në librat e tij.

1. Një njeri mund të jetë intelegjent, por për të vepruar në mënyrë të zgjuar vetëm intelegjenca nuk mjafton

2. Njeriu vdes atëherë kur nuk ka ndonjë qëllim në jetë

3. Kur ndalon së lexuari libra, pushon së jetuari

screen-shot-2016-07-09-at-22-56-40

4. Në kujtesën e popullit, mbetet vetëm ai të cilin populli e ka dashur

5. Nuk e gjen lirinë duke e kufizuar veten, por duke  ekontrolluar atë

6. Sa do të doja të flisja me një njeri të gjitha ato që i flas kur jam vetëm. A thua ekziston një i tillë të më dëgjoj pa më gjykuar?

7. Ti duhet ta duash jetën më shumë se vetë kuptimi i saj

8. Është e mahnitshme se çfarë efekti lë një rreze dielli në shpirtin tënd

9. Lumturia nuk vjen duke qëndruar pa bërë asgjë! Ajo kërkon vuajtje dhe sakrificë, prandaj prit

10. Nuk të duhet punë e madhe ta shkatërrosh një njeri! Ajo që e vret atë dhe e shkatërron edhe duke marrë frymë është ta bindësh se puna e tij nuk ka rëndësi dhe është e padobishme

11. Fundi i një zemre që dashuron përfundon kështu: O dashuria vret xhelozinë, o xhelozia i jep fund dashurisë

Young couple holding glasses with champagne and woman looking for them, outdoors, focus on woman with red hair and man

12. Mos e mbushni kokën tuaj me ofendimet që keni marrë, sepse engushtoni trurin tuaj dhe nuk keni mundësi ta mbushni atë me gjëra të mira. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë