Paulo Coelho është një ndër autorët më të lexuar ne te gjithe boten. Ai është një ndër fituesit e çmimeve të mëdha ku një ndër këto është “Kristal Awords” i dhene nga forumi “World Economic”.
Gazetametro.net ka përzgjedhur disa nga aforizmat më të mira të thëna e të cituara nga Coelho
1. Të mençurit janë të mençur vetëm për shkak se dashurojnë. Budallenjtë janë budallenj vetëm për shkak se mendojnë që mund ta kuptojnë dashurinë
2. Çdo bekim i injoruar shndërrohet në një mallkim
3. Ne duhet të ndalemi dhe të jemi aq të përulur sa të kuptojmë se ka diçka që quhet mister
4. Nuk mbyteni duke rënë në lumë, por duke qëndruar zhytur në të
5. Ne do ta kuptojmë plotësisht mrekullinë e jetës, vetëm kur të lejojmë të papriturën që të ndodhë
6. Nëse unë jam me të vërtetë pjesë e ëndrrës tënde, ti do të kthehesh një ditë
7. Pritja është e dhimbshme. Harresa është e dhimbshme. Por të mos dish se cilën prej tyre të bësh, ky është lloji më i keq i vuajtjeve
8. Shumica e njerëzve e shohin botën si një vend të rrezikshëm dhe, për shkak se ata e shohin kështu, bota rezulton, me të vërtetë, të jetë një vend i rrezikshëm
9. Thuaji zemrës tënde se frika e vuajtjes është më e keqe se vetë vuajtja
10. Në një pikë të caktuar në jetën tonë, ne e humbasim kontrollin dhe jetët tona kontrollohen nga fati
11. Bota ku po jetojmë do të jetë ose më mirë, më keq, në varësi të faktit nëse ne bëhemi të mirë ose të këqinj
12. Ne bëjmë shumë shmangie, por jemi gjithmonë të drejtuar për tek i njëjti destinacion. /gazetametro.net