Loading…

11 qershori shihet si data më e përshtatshme për zgjedhje

  • 11/05/2017 | 09:20

11 qershori shihet si data më e përshtatshme për zgjedhje

Shumica e përfaqësuesve të partive politike, në takimin konsultativ me Presidentin e Kosovës për caktimin e datës së zgjedhjeve, kanë propozuar që data e zgjedhjeve të përgjithshme të jetë 11 qershori.


Edhe presidenti Thaçi ka thënë se data të përshtatshme janë 11 ose 18 qershori. Ai shtoi se me kompetencat që ka, shpejt do të vendos për njërën nga këto data.


Hashim Thaçi për zgjedhjet by gazetametro

Ndërkohë, përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje ka kërkuar që zgjedhjet të mbahen më 18 qershor. Po ashtu, edhe disa përfaqësues të partive minoritare kanë kërkuar që data e zgjedhjeve të jetë 18 qershori, raporton Gazeta Metro.

Në këtë takim, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk ka dërguar asnjë përfaqësues për t’u konsultuar me Presidentin për datën e zgjedhjeve.

Në takim janë përmendur edhe zgjedhjet në Shqipëri, të cilat mbahen më datën 18 qershor dhe për këtë, data 11 qershor është cilësuar si më e përshtatshme për të mbajtur procesin zgjedhor.

Si pengesë për zhvillimin e mirëfilltë të procesit zgjedhor dhe daljes së njerëzve për të votuar është përmendur edhe muaji i Ramazanit, sepse besimtarët që agjërojnë janë në gjendje specifike psikologjike dhe fizike.

Gjatë takimit është kërkuar edhe që procesi zgjedhor të shkojë si duhet dhe që votat të mos keqpërdoren. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë