Loading…

11 leksionet e Bill Gates për suksesin

  • 26/01/2017 | 15:43

11 leksionet e Bill Gates për suksesin

Me një pasuri prej 79.4 bilion, zbuluesi i kompanisë Microsoft Bill Gates është personi më i pasur në botë.


Bill Gates ka lindur me 28 tetor të vitit 1955 në Seattle. Ai ishte djali i një avokati dhe mësueseje. Si një adoleshent, apetiti i tij për njohuri ishte aq i madh saqë e kishte lexuar të gjithë librin enciklopedik botëror.

Gates filloi të programonte kompjuterë kur ai ishte vetëm 13 vjeç. Ai themeloi Microsoft’in me shokun e tij të fëmijërisë Paul Allen në vitin 1975 pasi braktisi Harvardin. Së bashku me miq të tjerë miliarderë, Gates është zotuar se do të lërë të paktën gjysmën e pasurisë së tij për bamirësi pas vdekjes.

Në vitet 2000, ai e kaloi pjesën më të madhe të punës së tij në Fondacionin Bill dhe Melinda Gates, që mbështet kauza filantropike në të gjithë botën.

Bill Gates është një gjeni mendjendritur i teknologjisë, prandaj këshillat e tij për jetën dhe se si drejtohet një biznes janë thelbësore.

11 leksionet e jetës sipas Bill Gates

Bill Gates ka mbajtur një fjalim në një shkollë të mesme për leksionet e jetës që nxënësit nuk i mësojnë dot nga bankat e shkollës.

Rregulli 1: Jeta nuk është e drejtë, duhet të mësoheni me të.

Rregulli 2: Bota nuk do të kujdeset për vlerësimin tuaj personal. Bota pret që ju të bëni diçka, përpara se të ndjeheni mirë me veten.

Rregulli 3: Ju nuk do të fitoni sapo të mbaroni shkollën, menjëherë për punën që bëni, 60.000 dollarë në vit. Ju nuk do të bëheni as menjëherë, sa të mbaroni shkollën, zëvendëspresident i firmës me telefon në makinën tuaj. Ju do t’i fitoni me shumë mundim të dyja.

Rregulli 4: Nëse mendoni se mësuesi juaj apo prindi janë të ashpër, prisni deri sa të keni një shef në punë.

Rregulli 5: Të paguheni më pak sa ju takon, nuk është në dinjitetin tuaj, gjyshërit tuaj përdornin fjalën “mundësi“ në vend të pagesës më pak se të takon.

Rregulli 6: Nëse gaboni apo futeni në telashe, nuk është faji i prindërve tuaj, kështu që mos u ankoni për gabimet, por mësoni prej tyre.

Rregulli 7: Para se të kishit lindur, prindërit tuaj nuk kanë qenë kaq të mërzitshëm sa janë tani. Ata u bënë të tillë nga pagesa e faturave tuaja, pastrimi i rrobave, si dhe duke ju dëgjuar kur thoni aq shpesh se sa “cool“ dhe të zotët jeni.

Rregulli 8: Shkolla juaj mund t’ju ketë bërë fitues apo humbës në shumë gjëra, por jeta, akoma jo. Në disa shkolla i kanë hequr fare notat që sanksionojnë dështimin, duke ju dhënë shanset deri sa ju të merrni notën kaluese. Por mos harroni, kjo që ndodh në shkollë nuk ka as ngjashmërinë më të vogël me jetën reale, që do të thotë se shanset nuk të jepen shumë herë në jetë!

Rregulli 9: Jeta nuk është e ndarë në semestra. Ju nuk i ndalni dot stinët e vitit dhe vetëm shumë pak prej punëdhënësve tuaj janë të interesuar t’ju ndihmojnë për të gjetur vetveten. Prandaj gjejeni vetveten se kush jeni në kohën e duhur.

Rregulli 10: Televizioni nuk është jeta e vërtetë. Në jetën reale njerëzit nuk kanë kohë të rrinë gjatë nëpër kafene dhe restorante sepse duhet të shkojnë në punë.

Rregulli 11: Silluni mirë me “budallenjtë”, sepse shanset janë që ju të punoni për njërin prej tyre./gazetametro.net

 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë