Loading…

11 kuriozitete rreth trupit tonë

  • 16/01/2017 | 18:28

11 kuriozitete rreth trupit tonë

Trupi i njeriut është një sistem kompleks dhe shumë i ndërlikuar, i cili pavarësisht studimeve mijëravjeçare ende i befason studiuesit me të rejat që zbulojnë ata çdo ditë.


Gazetametro.net ka përzgjedhur disa nga kuriozitetet më interesante të trupit të njeriut.

1.Në trupin tonë ekzistojnë 37 trilion qeliza.

2.Nëse rrudhat tuaja do të përhapeshin do të arrinin masën e një këllëfi jastëku

3.Njeriu i rreh qerpikët e syrit mesatarisht 4.200.000 herë gjatë vitit. Gjithashtu qerpikët janë qimet më të forta te njeriu

qerpike

4. Pa gishtin e vogël, njeriu do të humbte 50% të fuqisë së dorës

5. Një person prodhon rreth 600 milimetra pështymë çdo ditë.

6. Çdo centimetër katror të lëkurës, një individ ka afërsisht 32 milionë baktere

7. Veshët tanë rriten gjatë jetës me 1/4 e një milimetër në vit

kur_na_kendojne_veshet

8. Organi më i madh i organizmit tonë është zorra e vogël (intestinum tenue). Edhe pse quhet nga anglezët “small intestine” është 4 herë më e gjatë se gjatësia mesatare e një njeriu të rritur

9.Kur qeshim truri aktivizon 17 muskuj të fytyrës, ndërsa kur qajmë aktivizohen 43 muskuj

10. Shpejtësia e teshtitjes së njeriut është 160 km/orë

teshtitja

11. Muskuli më i fortë i trupit tonë është gjuha dhe kocka më e fortë e trupit është nofulla

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë