Loading…

11 fakte magjepsëse për Egjiptin e lashtë (Foto)

  • 25/01/2017 | 17:29

11 fakte magjepsëse për Egjiptin e lashtë (Foto)

Egjipti i lashtë është një ndër qytetërimet më të pëparuara në botë me një histori magjepëse. Arti, arkitektura egjiptiane kishin krijuar objektet e tyre magjepsëse.


Egjipti, është toka e magjisë dhe mistereve. Origjina e tij është që në vitin 3150 para Krishtit. Që kur Egjipti i epërm dhe i poshtëm u bashkuan nën sundimin e Mbretit Mener, ic ili ishte faraoni i parë, qytetërimi i lashtë egjiptian ka qenë burim frymëzimi për historianë dhe arkeologë. “Egjipti është dhurata e Nilit”, thotë historiani grek, Herodoti.

Giza, Egypt --- Twilight at Sphinx --- Image by © Jim Zuckerman/Corbis

Sfinksi i Madh

Eshtë skulptura më e lashtë misterioze, që duket si një krijesë me kokë njeriu dhe trup luani. Me vendndodhje në Giza, mendohet se ai ka fytyrën e Faraonit Khafre. Shumica e shkencëtarëve besojnë se është ndërtuar gjatë sundimit të këtij faraoni. Nuk ka mbishkrime të mbretërisë së vjetër që të përshkruajnë strukturën apo qëllimin e tij.

2

Piramida e Khufusë

Eshtë një prej shtatë mrekullive të botës së lashtë që ekziston ende. Piramidat u ndërtuan për të mbajtur mumjen e faraonit dhe për ta ndihmuar në udhëtimin drejt qiellit. Egjiptianët e lashtë mendonin se shpirti i mbretit faraon do të kujdesej për ta dhe do të mbante të keqen larg. Piramidat e mbretëreshave ishin më të vogla, më të thjeshta dhe të rrethuara me tempuj. Ka ende debate për arsyen e ngritjes së tyre, ndërkohë që disa mendojnë se janë monumente varrimi, dhe të tjerë se ato kanë qenë një makineri ringjalljeje!

3

Perënditë dhe perëndeshat

Egjiptianët e lashtë besonin tek perënditë dhe perëndeshat që ishin më shumë se 2000. Secili kishte një rol të ndryshëm në jetët e tyre; disa ishin krijues, të tjerë ruanin paqen dhe harmoninë. Shumë qytete luftonin me qëllim që perënditë e tyre lokale të ishin në shkallën më të lartë të fesë. Perënditë dhe perëndeshat kishin formën e trupit të njeriut dhe kokë kafshe.

4

 Gjuha e hieroglifeve

Egjiptianët e lashtë mendonin se është e rëndësishme të shkruash dhe ndash informacionin për të gjithë aspektet e jetës. Kështu që ata krijuan shkrimin me 24 simbole dhe sinjale të quajtur hieroglife. Ata shkruanin në enë, në muret e tempujve dhe në papiruse.

5

Letra e Papirusit

Papirusi, që egjiptianët e lashtë e përdornin për shkrimin, bëhej nga bima e papirusit dhe për herë të parë u përdor në Egjipt dhe jug të SUdanit, diku rreth mijëvjecarit të katërt para Krishtit. Në atë kohë, papirusi bëhej vetëm në Aleksandri kështu që ai ishte porti ku anijet nga e gjithë bota vinin për të blerë këtë material të vyer. Ai ishte një prej arsyeve për begatinë ekonomike të Aleksandrisë.

6 Jeta e përtejme dhe rilindja

Egjiptianët e lashtë besonin në jetën e përtejme dhe rilindjen. Për ta, vdekja ishte një gjendje pushimi dhe pritjeje për ringjalljen. Ata besonin se ka një jetë të përtejme dhe se duke bërë mirë, zemra e njeriut bëhet më e lehtë. Pasi sipas legjendave të lashta egjiptiane, perëndesha Maat e peshonte zemrën dhe nëse ajo ishte e rëndë, i vdekuri mbetej përgjithmonë në varr.

7

Mumifikimi

Me kalimin e kohës, egjiptianët zhvilluan një metodë për të ruajtur trupat pas vdekjes, që sot e quajmë mumifikim. Në Egjiptin e lashtë, Mumifikimi lidhej me pavdekësinë dhe kjo ide i bëri egjiptianët të ndërtonin piramida, tempuj dhe konstruksione shumë të mëdhenj, ata gjithashtu kujdeseshin për trupat e të vdekurve pasi mendonin se në jetën e përtejme, shpirti do të kthehej tek trupi. Procesi i mumifikimit përfshinte heqjen e organeve përvec zemrës, më pas mbështjelljen e trupit me lino për ta mbrojtur, me qëllim që shpirti ta njohë në jetën e përtejme.

8

Bukuria dhe kozmetika

Varret e egjiptianëve të lashtë janë burimi kryesor i informacionit sot, pasi aty ishte varrosur gjithçka bashkë me faraonët, si orendi, arkivole, mjete, bizhuteri, zbukurime, statuja, dhe ngajrjet e jetës së tyre janë regjistruar në mure. Bukuria dhe kozmetika ishin pjesë integrale e Egjiptit të lashtë dhe shenjë shenjtërie. Ata përdornin tualet për sytë, flokët dhe fytyrën. Ata krijonin përzierje për mbrojtjen e lëkurës. Edhe burrat edhe gratë i përdornin këto përzierje.

9

Të drejta të barabarta

Gratë në Egjiptin e lashtë kishin të njëjtat të drejta ligjore dhe ekonomike, përvec barazisë sociale. Gratë egjiptiane mund të blinin dhe shisnin prona dhe nëse punonin jashtë shtëpisë, merrnin të njëjtën pagë si burrat.

10

Martesat në Egjiptin e lashtë

Martesat në Egjiptin e lashtë ishin një akt i dëshirueshëm për të dy gjinitë, pasi familja ishte shumë e rëndësishme për ta. Shumica e burrave martoheshin para moshës 20 vjec dhe vajzat edhe në moshën 15 vjec, dhe secila palë mund të inicionte divorcin. Por ka shumë informacione të panjohura për ceremonitë martesore.

history-lists-11-things-you-may-not-know-about-ancient-egypt-egyptians-of-both-sexes-wore-makeup-cs008497_corbis-e

Egjiptianët e të dyja gjinive bënin make-up

Përpjekja për t’u dukur mirë është një cilësi e vjetër po aq sa dhe njerëzimi dhe egjiptianët e lashtë nuk përbëjnë përjashtim. Si femrat ashtu edhe meshkujt vinin sasi me bollëk grimi në fytyrë, me të cilën besonin se u jepte atyre mbrojtjen e perëndive Horus dhe Ra. Pjesët që lyheshin më së shumti ishin sytë, ndërsa femrat filluan të lynin edhe faqet dhe buzët me të kuqe. Egjiptianët besonin se makeup-i i tyre kishte aftësi magjike rikuperuese./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë