Loading…

100 euro gjobë për qytetarin në Ferizaj: Hodhi baltë në hekurudhë

  • 23/04/2019 | 22:20

100 euro gjobë për qytetarin në Ferizaj: Hodhi baltë në hekurudhë

Një qytetar me inicialet E.B në Ferizaj është gjobitur me 100 euro, kjo pasi që hodhi baltë skaj hekurudhës së trenit, transmeton Gazeta Metro.


Lajmin e ka bërë të ditur Komuna e Ferizajt, përmes një publikimi në faqen zyrtare në Facebook, ku thuhet se gjoba është bërë për shkak të hedhjes së baltës në hapësirë publike.

“Së fundmi, nga raportimi i qytetarit me iniciale H.E tek organi i Inspektoratit të Komunës, për hedhjen e baltës skaj hekurudhës në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, u ndërmorrën menjëherë veprimet e nevojshme që rezultuan me identifikimin dhe dënimin e kryesit të ndotjes, qytetarit me iniciale E.B i cili duke punuar në hapjen e një pusi, mbeturinat, gjegjësisht baltën e ka hedhur në hapësirën publike skaj hekudhurës, duke shkaktuar kështu ndotje që dënohet me gjobë mandatore në lartësinë 100,00€”, thuhet në njoftim.

Në njoftim, nkurajohen qytetarët e Ferizajt që të raportojnë raste të tilla në Inspektoratin e Komunës në mënyrë që të bëhet mbrojtja e ambientit./gazetametro.net

https://www.facebook.com/KomunaFerizajt/videos/2847181628641599/?epa=SEARCH_BOX

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë