Loading…

10 yje të filmit që janë dëshmuar dhe si muzikantë

  • 28/01/2017 | 15:09

10 yje të filmit që janë dëshmuar dhe si muzikantë

Fatmirësisht, kemi edhe anën tjetër të medaljes, kur yjet e kinematografisë kanë bërë emër në fushën e muzikës. Por, kush janë ata?


Në vijim ju sjellim 10 telente të mëdha të muzikës, që para se gjithash njihen si emra të mëdhenj të artit të shtatë – kinematografisë.

1. Johnny Depp

Paul McCartney

Johnny Depp është një kitarist i talentuar, madje ka marrë pjesë edhe në këngën “Fading In-Out” të bendit Oasis, në vitin 1977. Ai ka luajtur vërtetë në kitarë edhe në filmin “Chocolat”.

2. Keanu Reeves

muzika 002 Keanu Reeves

Kur nuk është i zënë me rolin The One në filmat “The Matrix”, Keanu Reeves luan në kitarë elektrike dhe njëkohësisht merret me këndim. Ai dikur ka pasur dhe bendin e tij, të quajtur Dogstar.

3. Jared Leto

muzika 003  Jared Leto

Djaloshi i vështirë Jared Leto dikur ka qenë i përkushtuar në botën muzikore. Bashkë më vëllain e tij Shannon dhe anëtarët tjerë të bendit, 30 Seconds to Mars, ai ka shitur mbi 10 milionë albume.

4. Ryan Gosling

South By Southwest Film Festival - Day 1

Ryan Gosling bashkë me shokun e tij, Zach Shields, përbëjnë rock-folk bendin Dead Man’s Bones. Ata kanë realizuar një album me tematikë – Halloween, ndërsa tash po pauzon nga muzika.

5. Kevin Bacon

muzika 005 Kevin Bacon

Përderisa Kevin Bacon njihet për prezencë të vazhdueshme në ekran, bendi i tij Bacon Brothers (ku ai këndonte me vëllëzërit e tij), ka 7 albume të realizuara. I fundit në vitin 2011.

6. Russell Crowe

muzika 006 Russell Crowe

Aktori i famshëm, Russell Crowe, dikur kishte një rock-bend të suksesshëm, 30 Odd Foot of Grunts – deri në vitin 2005. Ai ka talent për këndim, ndërsa albumin e fundit e nxori para më shumë se një dekade.

7. Zooey Deschanel

muzika 007 Zooey Deschanel

Zooey këndon, kompozon si dhe luan në instrumente muzikore për mrekulli. Madje, gjatë disa ndeshjeve të rëndësishme sportive, ajo ka interpretuar himnin amerikan, “God bless America”.

8. Scarlett Johansson

muzika 008 Scarlett Johansson

Scarlett Johansson dikur kishte marrë pjesë në audicionin muzikor “The Sound of Music” – ku ishte kalitur në sferën muzikore, ndërsa në vitin 2008 ajo ka nxjerrë në shitje albumin “Anywhere I Lay My Head”.

9. Milla Jovovich

muzika 009 Milla Jovovich

Milla Jovovich është e përfshirë në botën muzikore për dekada të tëra. Albumi i saj “Devine Comedy”, i vitit 1994, ishte hit i vërtetë. Në vitet ’90-ta ajo kishte bendin e saj Plastic Has Memory.

10. Jeff Goldblum

muzika 010 Jeff Goldblum

Muzikant për dekada të tëra. Jeff ka mbajtur shoun e tij të rregullt të jazzit në Los Angeles për një çerek shekulli. Ai ka dhe orkestrën e tij, të quajtur, Mildred Snitzer Orchestral.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë