Loading…

10 vende që duhet t’i vizitoni para se të zhduken

  • 04/12/2016 | 11:57

10 vende që duhet t’i vizitoni para se të zhduken

Bota është e mbushur me vende me pamje të mrekullueshme, por ndryshimet klimatike po i kërcënojnë disa nga bukuritë natyrore.

Më poshtë është një listë në të cilën janë rradhitur vendet të cilat duhet t’i vizitoni para se të zhduken:

1. Great barrier reef, Australi (me një sipërfaqe rreth 344.400 km katrorë, nga rritja e temperaturave të oqeanit, kjo mrekulli natyrore mund të shkatërrohet brenda 100 viteve të ardhshme.)

Aerial of Great Barrier Reef at Whitsunday Island

2. Venedik, Itali (qyteti më romantik në botë është duke pësuar dëme të rënda, kështu duke u fundosur dita ditës më shumë, mendohet se Venediku nuk do të mbijetojë deri në fund të këtij shekulli.)
venice-italy

3. Deti i vdekur (njihet për histori dhe për shërim, në 40 vitet e fundit është zvogëluar shumë dhe ekspertët mendojnë që do të zhduket në 50 vitet e ardhshme.)
deadsea

4. Parku nacional i akullnajave, Montana (më parë ishte shtëpia e 150 akullnajave kurse tash mendohet se do të zhduket deri në vitin 2030.)
glacier

5. Ishujt Maldive (si vendi me lartësinë më të vogël mbi detare, nëse niveli i detit vazhdon të rritet mendohet se në 100 vitet e ardhshme do të zhduket plotësisht.)
maldives

6. Seychelles (mishërim i një parasje tropikale me rreth 115 ishuj të oqeanit indian, është në rrezik të zhdukjes nga erozioni.)
seychelles

7. Alpet (një nga rajonet më të famshme për skijim në botë, rreth 3% e akullit humbet në vit kështu duke bërë që ekspertët të thonë se alpet do të zhduken deri në vitin 2050.)
alps

8. Ishujt Magdalen, Kanadë (vend që sulmohet vazhdimisht nga erërat e rënda pavarësisht murit të akullt i cili i mbronë, ekspertët thonë se ky mur do të shkrihet në 75 vitet e ardhshme.)
magda01

9. Alaska (ndryshimi i temperatura po bën që ky vend të zhduket, gjithashtu kjo dukuri është duke pasur ndikim edhe në ekosistem)
alaska

10. Akullnajat Athabaska, Kanada (akullnajat janë duke u shkrirë në përmasa të mëdha, ekspertët thonë që rreth 2.01168 metra në vit zhduken.)
athabascka

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë