Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryesojnë listën e shteteve që kanë investuar më shumë për ushtrinë, me 611 miliardë dollarë, shpenzime ushtarake, gjatë vitit 2016.
Kjo shumë është thuajse e barabartë me shpenzimet ushtarake të 9 shteteve të tjera, që plotësojnë dhjetëshen e parë të shteteve më “dorëlëshuara”, ndaj përforcimit të ushtrisë.
Nëntë shtetet e tjera të listës kanë shpenzuar në total 632 miliardë dollarë, pra vetëm 21 miliardë më shumë se SHBA-të. Të llogaritura në përqindje, shpenzimet ushtarake të SHBA-ve, janë sa 36% e shpenzimeve ushtarake të të gjithë globit.
Këto të dhëna janë publikuar nga Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve për Paqe, në Stokholmm, transemton tch. Më poshtë po ju sjellim listën me shtetet që kanë kryer më shumë shpenzime ushtarake dhe vlerën e ketij shpenzimi.
1. SHBA – 611 miliardë dollarë
2. Kina – 215 miliardë dollarë
3. Rusia – 69 miliardë dollarë
4. Arabia Saudite – 64 miliardë dollarë
5. India – 56 miliardë dollarë
6. Franca – 56 miliardë dollarë
7. Britania – 48 miliardë dollarë
8. Japonia – 46 miliardë dollarë
10. Koreja e Jugut – 37 miliardë dollarë