Yll tredimensional me tre cepa, është simbol trashëguar nga Daimler-Motoren-Gesellschaft e Gottlieb Daimler dhe Wilhelm Maybach.
Në vitet 1870 Gottlieb Daimler, kur punonte tek Deutz AG Gasmotorenfabrik, i dërgoi gruas së tij Emma Kunz një kartolinë duke treguar banesën e tij me një yll me tre cepa dhe duke shkruar:
“Një ditë ky yll do të ndriçojë mbi fabrikat tona triumfuese”.
Sllogani i Mercedes-Benz është “Das Beste oder nichts” (Shqip: “Më të mirën ose asgjë”).
Më poshtë janë 10 modelet më të mira në histori të “Mercedes Benz”:
10. G -Class, 1979
Në ditët e sotme, G – Class apo G – Vagon, është ndër të preferuarit e personave të famshëm. Me një çmim që fillon nga 100 mijë dollarë, është një nga më të shtrenjtit në tregun e makinave sportive. G – Class e 1979 u ndërtua për ushtrinë gjermane si një mjet i lehtë luftimi (mendojeni atë si një version më të fortë të Xhipit).
9. Mercedes Benz CLS, 2004
Ka qenë dhe ende është, një koncept që lidhet me mjetet automobilistike revolucionare. Ai ka një çati të pjerrët si makinat sportive apo veturat e vogla me dy dyer, por ndryshe nga ato ka katër dyer dhe sedilje në pjesën e pasme të tij. Eleganca e saj ka rritur kërkesat për këtë makinë, duke u bërë një nga të preferuarat e njerëzve.
8. Mercedes Benz 600 Pullman, 1963
Makina që lidh personazhet e Koko Shanel, Hug Hefner, Elizabet 8Tejlor, Xhon Lenon, Aristotle Onasis, Xhek Nikolson, Fidel Kastro, Pol Pot, dhe një sërë personazhesh të tjerë të famshëm? Të gjithë ata kanë patur në posedim Mercedez Benzin 600 Pullman. Kjo makinë ka qenë makina luksoze me shumë vende për dy dekada radhazi, transmeton gazetametro.net.
7. Mercedes Benz SLS AMG Gulluing, 2011
Modeli i ri i Mercedez Benzit SLS AMG, me dyert që hapen nga lart 7si krahë zogu, është një mjet turistik, i gjithi me strukturë alumini. Makina është e para që është dizenjuar tërësisht nga brandi AMG. Pjesa më e dukshme e SLS janë dyert që hapen nga lart, dhe që konsiderohet nga të shumtë si makina më e bukur e prodhuar ndonjëherë.
6. Kosuorth 190 E, 1983
E ndërtuar me qëllim garimin në rrugë të vështira, Kosuorth 190 E, 6arriti të skualifikohet nga garat nga shpikja e re e Audit, sistemi i ri i tyre me katër rrota. Por kjo nuk nënkuptonte se prodhimi special 190 E, me një fuqi prej 300 kuaj, nuk do të ‘fluturonte’ në rrugë. Në të vërtetë, Kosuorth ka shënuar tre rekorde shpejtësie botërore për disa vite, dhe u bë inspirim për BMW M3, transmeton gazetametro.net.
5. Mercedes Benz 540 K Special, 1937
Që një makinë të kishte 180 fuqi kuaj dhe një motor super të fuqishëm në 1930, ishte vërtetë diçka speciale. Mercedezi 540 K 5Special (K është për Kompresorin) ishte një lloj i tillë makinë, dhe që shënoi një etapë të re në garën e fuqisë së makinave në gjysmën e parë të shek XX. Vlera e saj në ditët e sotme arrin deri në 6 milion dollar.
4. Mercedes Benz AMG E63
Një ujk në lëkurën e një deleje, nëse ka ekzistuar ndonjëherë një i tillë, E63 AMG është ndoshta një nga më perfektet në botë. Makina është për rreth 90 % të vrojtuesve tip i Mercedesit E – Klas, por ata që janë brenda tij do të vërejnë rrotat e saj me madhësi 20 inç, fasadë të shndritshme dhe një zhurmë që do të zgjojë fqinjët çdo mëngjes.
3. Mercedes Benz SL 300 Gulluing, 1954
SL 300 Gulluing është makina që ndryshoi gjithçka për Mercedes 1954 Mercedes-Benz 300 SL GullwingBenzin në Amerikë. Përpara prezantimit të këtij modeli, amerikanët besonin se Mercedesi ishte prodhuesi i makinave klasike, të cilësisë së lartë, por të papëlqyeshme, të mërzitshme. Gulluing është renditur si një nga pesë makinat sportive më të mira të të gjitha kohërave.
2. Mercedes Benz C111, 1970
Seria e prodhimit C111 ishte një linjë eksperimentale makinash e 2përdorur nga Mercedes Benzi për të testuar teknologjinë inovative si motorët diesel, motorët e vendosur në mes të makinës si dhe luksin e ajrit të kondicionuar. Një version më i ri i C111, i pajisur me një motor me fuqi 500 kuaj, shënoi rekordin prej 250.98 milje/orë në 1979.
1. Garuesi SLR 300, 1955
Nuk është diçka e zakonshme që makinë garash të dizenjohet në bazë të makinave të zakonshme, por kjo është pikërisht ajo që 1ndodhi në këtë rast. SLR 300 u largua nga tregu amerikan nga SLR 300 Gulluing, por ishte shumë më i lehtë për shkak të përbërjes së saj prej alumini. SLR 300 ishte makina e parë e garave që përdori friksion me ajër të presuar, dhe u bë zgjedhja e garuesve legjendarë si Striling.
Moss kur garoi në 1955 në Mile Milja, dhe që u shpall fitues. Ai përfaqëson më të mirën e dizajnit dhe motorrëve të Mercedez Benzit klasik./gazetametro.net